web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fundi i një epoke! Ronaldo përgatitet për largimin

24 Korrik 2026, 15:23, Sport CNA

Fundi i një epoke! Ronaldo përgatitet për largimin

Cristiano Ronaldo pritet t’i japë fund karrierës me Kombëtaren e Portugalisë pas ndeshjes së Ligës së Kombeve ndaj Uellsit, më 24 shtator.

Sipas raportimeve, sulmuesi 41-vjeçar do të përshëndetet me kombëtaren e Portugalisë në stadiumin e Sporting Lisbonës. Vendimi vjen pas muajsh spekulimesh për të ardhmen e tij, veçanërisht gjatë Kupës së Botës.

Largimi i Ronaldos përkon edhe me fillimin e një cikli të ri, pas emërimit të Jorge Jesus si trajner i kombëtares me kontratë katërvjeçare. Ronaldo do ta mbyllë aventurën me kombëtaren si lojtari me më shumë paraqitje dhe golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit të kombëtareve, me 233 ndeshje dhe 146 gola.

Me Portugalinë ai ka fituar Kampionatin Evropian të vitit 2016 dhe Ligën e Kombeve në vitet 2019 dhe 2025. Ndërkohë, ai do të vazhdojë karrierën në nivel klubesh te Al-Nassr, me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2027.





Lajmet e fundit nga