web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëshirë e madhe tek Italia, Guardiola merr vendimin

24 Korrik 2026, 14:28, Sport CNA

Dëshirë e madhe tek Italia, Guardiola merr vendimin

Pep Guardiola ka refuzuar ofertën për të marrë drejtimin e kombëtares së Italisë, duke i dhënë fund përpjekjeve të Federatës Italiane dhe Paolo Maldinit.

Përgjigjja përfundimtare e trajnerit katalanas mbërriti gjatë natës mes së enjtes dhe së premtes. Guardiola vendosi të vazhdojë planin e tij për të bërë një pushim nga futbolli dhe për t’iu përkushtuar familjes, pas eksperiencave te Bayern Munich dhe Manchester City.

Sipas raportimeve, vendimi nuk lidhej me aspektin financiar, por me arsye personale. Pas këtij refuzimi, Andrea Pirlo është kthyer në kandidatin kryesor për stolin e Italisë.

Pirlo, aktualisht trajner i United FC Dubai, mbështetet nga Paolo Maldini dhe Leonardo për të udhëhequr një projekt afatmesëm dhe afatgjatë.

Roberto Mancini dhe Antonio Conte nuk janë kontaktuar në orët e fundit. Italia do të rikthehet në fushë më 25 shtator ndaj Belgjikës, më pas do të luajë në Turqi, ndërsa në fillim të tetorit do të përballet me Francën dhe sërish me Turqinë në Bolonjë, në ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve.





Lajmet e fundit nga