web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Juventus rikthehet te Vlahovic, ofertë për firmën në kontratë

22 Korrik 2026, 19:53, Sport CNA

Juventus rikthehet te Vlahovic, ofertë për firmën në

Dusan Vlahovic dhe Juventus kanë rikthyer kontaktet për rinovimin e kontratës pas një periudhe të gjatë pa negociata mes palëve.

Sipas raportimeve, klubi bardhezi i ka ofruar sulmuesit serb një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon, si dhe 4 deri në 5 milionë euro bonus nënshkrimi. Nga ana tjetër, Vlahovic kërkon 7 milionë euro në vit dhe rreth 9 milionë euro për firmën. Diferenca mes kërkesave mbetet e konsiderueshme, por dialogu është rihapur dhe negociatat vazhdojnë.

Ndërkohë, Juventusi po punon edhe për alternativa të tjera në repartin ofensiv. Objektivi kryesor mbetet Randal Kolo Muani, por PSG vazhdon të kërkojë 50 milionë euro dhe ka refuzuar tre oferta të klubit italian.

Në listën e alternativave përfshihen gjithashtu Alexander Sorloth, Folarin Balogun, Jean-Philippe Mateta dhe Joshua Zirkzee.





Lajmet e fundit nga