web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Maldini zbulon prapaskenat, Ancelotti refuzoi Italinë

24 Korrik 2026, 16:27, Sport CNA

Maldini zbulon prapaskenat, Ancelotti refuzoi Italinë

Carlo Ancelotti ka refuzuar të marrë drejtimin e kombëtares së Italisë dhe do të vazhdojë punën në stolin e Brazilit.

Paolo Maldini konfirmoi se ai dhe Leonardo zhvilluan bisedime me Ancelottin përpara se të kontaktonin Pep Guardiolën. Megjithatë, trajneri italian vendosi të mbetet te Brazili dhe të vazhdojë projektin e nisur me “Seleçaon”.

“Nuk mund ta mohojmë se kemi folur edhe me Carlo Ancelottin përpara se të flisnim me Guardiolën. Menduam se ishte e drejtë të fillonim me ata që i konsideronim më të mirët në botë. Pra, duhej të kishim një ide të përgjithshme për disponueshmërinë e tyre”, tha Maldini.

Sipas Fabrizio Romano, Ancelotti synon të drejtojë Brazilin në Copa America 2028 dhe në Kupën e Botës 2030. Më herët, edhe Pep Guardiola refuzoi ofertën e Federatës Italiane të Futbollit.

Pas këtyre përgjigjeve negative, FIGC po shqyrton alternativat për pankinën e Italisë. Andrea Pirlo vazhdon të konsiderohet kandidati kryesor për të marrë drejtimin e “Azzurrëve”.





Lajmet e fundit nga