web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkëlqeu në Botëror, Vozinha bëhet me skuadër të re

25 Korrik 2026, 14:46, Sport CNA

Shkëlqeu në Botëror, Vozinha bëhet me skuadër të

Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha, do ta vazhdojë karrierën te skuadra kiliane Colo Colo.

Presidenti i klubit, Anibal Mosa, konfirmoi se 40-vjeçari ka arritur marrëveshjen dhe së shpejti do të udhëtojë drejt Kilit për vizitat mjekësore dhe prezantimin zyrtar në stadiumin "Monumental".

Vozinha ishte lojtar i lirë që prej 30 qershorit, pas përfundimit të kontratës me Chaves në ligën e dytë portugeze. Ai fitoi vëmendje të madhe gjatë Kupës së Botës, ku ishte një nga protagonistët e debutimit historik të Kepit të Gjelbër.

Portieri u përfshi edhe në formacionin më të mirë të Botërorit të zgjedhur nga tifozët e FIFA-s, pasi mbajti portën të paprekur ndaj Spanjës dhe e çoi sfidën me Argjentinën në fazën e 1/16 në kohën shtesë.

Anibal Mosa deklaroi se paraqitjet e tij në Botëror e justifikojnë plotësisht transferimin, duke pranuar se afrimi i tij ka edhe vlerë të rëndësishme marketingu për Colo Colo-n.





Lajmet e fundit nga