web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Merkato/ Një talent nga Spanja për Tiranën, Teuta gjen sulmues në Portugali

24 Korrik 2026, 20:06, Sport CNA

Merkato/ Një talent nga Spanja për Tiranën, Teuta gjen sulmues

Tirana dhe Teuta kanë zyrtarizuar përforcime të rëndësishme në përbërjet e tyre.

Bardheblutë kanë arritur marrëveshjen me mbrojtësin e majtë spanjoll Hugo Fresneda, i cili vjen pas një përvoje të gjatë në akademinë e mirënjohur të Mallorcas.

Paraqitjet e 18-vjeçarit me ekipin U-19 kishin rënë në sy të mediave iberike, si dhe kishin zgjuar interesin e disa klubeve nga elita e futbollit spanjoll.

Megjithëse kishte një lidhje kontraktuale me ish-klubin e tij deri në vitin 2027, talenti i ri zgjodhi t'i bashkohej kryeqytetasve. Nga ana tjetër, drejtuesit e Tiranës po punojnë paralelisht për të finalizuar edhe afrime të tjera gjatë ditëve të ardhshme.

Ndërkohë, Teuta ka përforcuar repartin e avancuar duke zyrtarizuar sulmuesin portugez Pedro Martelo, i cili së fundmi luajti me Oliveirense në kategorinë e dytë të vendit të tij.

Merkato/ Një talent nga Spanja për Tiranën, Teuta gjen sulmues

Shtatlarti 26-vjeçar ka një bagazh të pasur me kombëtaret e moshave të Portugalisë, ku arritja më e madhe ishte shpallja kampion Europe me U-19 në vitin 2018.





Lajmet e fundit nga