web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E papritur te Italia, Pirlo rrezikon të mos emërohet

26 Korrik 2026, 15:31, Sport CNA

E papritur te Italia, Pirlo rrezikon të mos emërohet

Andrea Pirlo nuk është më një zgjedhje e sigurt për stolin e Italisë, pasi kandidatura e tij është vënë në diskutim pas polemikave që lidhen me rolin si ambasador i kompanisë ruse të basteve Fonbet.

Situata ka shtuar dyshimet edhe te presidenti i Federatës Italiane, Giovanni Malago, i cili po shqyrton nëse duhet të vazhdojë me këtë emër.

Ndërkohë, Roberto Mancini shpreson të rikthehet në garë për postin e trajnerit të kombëtares, pasi thuhet se ka refuzuar katër oferta.

Juristët e Federatës po analizojnë kontratën e Pirlos me Fonbet dhe ndikimin që do të kishte emërimi i tij si trajner i Italisë. Sipas raportimeve, marrëveshja me kompaninë e basteve do të ndërpritej automatikisht nëse ai merr detyrën.

Pirlo është shprehur i gatshëm të paguajë vetë shumën që do ta lironte nga kontrata me United FC Dubai, e vlefshme deri në qershor 2027, ndërsa Federata nuk ka ndërmend ta mbulojë këtë kosto.

Në diskutim është përfshirë edhe aktiviteti i djalit të Pirlos, Nicolo, dhe i Christian Maldinit, të cilët punojnë në fushën e ndërmjetësimit dhe skautizmit. Aktualisht, Pirlo ndodhet në fazën përgatitore me United FC Dubai në Austri dhe pret zhvillimet e ardhshme.





Lajmet e fundit nga