web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Merkato te Juventusi, gati rikthimi i bujshëm

26 Korrik 2026, 17:17, Sport CNA

Merkato te Juventusi, gati rikthimi i bujshëm

Juventusi po intensifikon përpjekjet për rikthimin e Randal Kolo Muanit, ndërsa negociatat me Paris Saint-Germain kanë hyrë në fazën përfundimtare.

Bardhezinjtë janë të gatshëm të investojnë rreth 40 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuse si dhe një përqindje nga një shitje e ardhshme për të bindur klubin francez.

Në të njëjtën kohë, Lois Openda është pranë largimit drejt Lyonit në formë huazimi me vlerë 3 milionë euro. Trajneri Luciano Spalletti i uroi sukses sulmuesit belg, duke pranuar se skuadra nuk arriti ta shfrytëzonte në mënyrën më të mirë.

Nëse largohet edhe Jonathan David, Juventusi mund të rikthejë interesimin për Joshua Zirkzee të Manchester United. Në repartin mbrojtës, Joao Mario është pranë kalimit te Fiorentina në huazim me të drejtë blerjeje për 8 deri në 9 milionë euro.

Ndërkohë, Jhon Lucumi mbetet objektivi kryesor i bardhezinjve, edhe pse Galatasaray dhe Bologna vazhdojnë negociatat për mbrojtësin kolumbian.





Lajmet e fundit nga