web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lando Norris nuk zhgënjen, triumfon Çmimin e Madh të Hungarisë

26 Korrik 2026, 17:38, Sport CNA

Lando Norris nuk zhgënjen, triumfon Çmimin e Madh të

Piloti i McLaren, Lando Norris, arriti të triumfonte në garën e Çmimit të Madh të Hungarisë.

Megjithëse humbi pozicionin e parë që në start përballë shokut të tij të skuadrës, Oscar Piatri, britaniku shfrytëzoi në maksimum ngjarjet e garës.

Tërheqja e parakohshme e Piastrit i krijoi mundësinë Norrisit të merrte kontrollin e plotë dhe të priste i pari vijën e finishit.

Në vendin e dytë u rendit Max Verstappen me Red Bull, i cili realizoi disa parakalime vendimtare gjatë garës. Podiumi u kompletua nga i riu Andrea Kimi Antonelli, i cili konfirmoi formën e tij pozitive me makinën Mercedes.

Ndërkohë, te Ferrari pati luhatje, me Charles Leclerc që u rendit i katërti dhe Leëis Hamilton i pesti, ky i fundit i penalizuar me pesë sekonda për tejkalim shpejtësie në bokse.

George Russell mbylli garën në vendin e shtatë, duke rikuperuar disa pozicione pas një nisjeje mjaft të vështirë.

Lando Norris nuk zhgënjen, triumfon Çmimin e Madh të





Lajmet e fundit nga