web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Duel turk për Leao-n, Milan-i synon ta shesë për 50 milionë euro

27 Korrik 2026, 15:37, Sport CNA

Duel turk për Leao-n, Milan-i synon ta shesë për 50 milionë

Rafael Leao pritet t’i bashkohet Milan-it të mërkurën në fazën përgatitore në Australi, por e ardhmja e tij mbetet e paqartë.

Sipas raportimeve, Fenerbahçe dhe Galatasaray janë dy klubet që po interesohen më shumë për sulmuesin portugez. Fenerbahçe ka dërguar përfaqësuesit e tij në Milano dhe po përgatit një ofertë me formulën e huazimit me opsion blerjeje, me një vlerë totale prej 40 milionë eurosh.

Milani, nga ana tjetër, synon ta shesë përfundimisht lojtarin dhe kërkon të paktën 50 milionë euro. Edhe Galatasaray ka nisur kontaktet, por deri tani nuk plotëson kërkesat financiare të klubit italian.

Largimi i Leao-s konsiderohet i rëndësishëm për të financuar afrimet e reja. Në listën e objektivave të Milan-it janë Karetsas, për të cilin interesohet edhe Borussia Dortmund, si dhe Savinho i Manchester City-t, që vlerësohet mes 50 dhe 55 milionë euro.





Lajmet e fundit nga