web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trump: Mund të urdhëroj operacione të reja ushtarake ndaj Iranit

27 Korrik 2026, 18:57, Kosova & Bota CNA

Trump: Mund të urdhëroj operacione të reja ushtarake ndaj Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se mund të urdhëronte operacione të reja ushtarake ndaj Iranit, nëse diplomacia dështon.

Trump për median “Axios” të hënën se ekziston edhe një mundësi e tillë.

 “Jemi në bisedime shumë të thella me Iranin. Nëse nuk funksionon, do të kthehemi në veprime shumë të forta ushtarake”,-u shpreh Trump.

Kur u pyet se sa kohë ishte i gatshëm t’i jepte diplomacisë, presidenti i SHBA-së u përgjigj se nuk  ka shumë kohë. Ose do të lëvizë shpejt ose aspak.

Trump tha se vendosi të ndalonte sulmet të premten sepse vendet ndërmjetësuese i kërkuan t’u jepte negociatave një shans tjetër./CNA





Lajmet e fundit nga