web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarret përfshijnë Francën dhe Spanjën, mbi 300 mijë persona detyrohen të evakuohen

26 Korrik 2026, 09:21, Kosova & Bota CNA

Zjarret përfshijnë Francën dhe Spanjën, mbi 300 mijë

Mbi 300 mijë persona janë evakuuar nga Franca dhe Spanja, ndërsa zjarret masive që kanë përfshirë dy vendet vijojnë të përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat ekstreme dhe erërat e forta.

Situata më kritike paraqitet në jugperëndim të Francës, ku flakët po afrohen drejt qytetit të Bordeaux. Sipas autoriteteve, rreth 250 mijë banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre në rajonet Gironde dhe Landes, ndërsa zjarrfikësit paralajmërojnë se zjarret mbeten jashtë kontrollit.

Presidenti Emmanuel Macron ka mobilizuar ushtrinë për të ndihmuar në operacionet e shuarjes së zjarreve dhe ka aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian. Franca do të mbështetet nga avionë zjarrfikës dhe ekipe emergjence të dërguara nga disa vende anëtare të BE-së.

Edhe Spanja po përballet me një situatë të rëndë. Rreth 60 mijë persona janë evakuuar nga rajonet e Madridit dhe Ávilës, ndërsa mbi 28 mijë të tjerë mbeten të izoluar në banesat e tyre. Autoritetet kanë konfirmuar edhe viktimën e parë, një burrë rreth të 70-ave, i cili humbi jetën në një zjarr pranë Valencias.

Kryeministri Pedro Sánchez pranoi se vendin e presin ditë të vështira, duke bërë të ditur se deri tani këtë vit zjarret kanë djegur rreth 130 mijë hektarë tokë në Spanjë. Në Francë, sipas Ministrisë së Brendshme, flakët kanë shkatërruar rreth 98 mijë hektarë që nga fillimi i vitit.

Ndërkohë, zjarret kanë prekur edhe vende të tjera evropiane. Në Siçili janë regjistruar qindra vatra aktive, ndërsa në Skoci vazhdon lufta me një zjarr të madh në Parkun Kombëtar Cairngorms.

Komisioni Evropian paralajmëron se Evropa mund të përballet me sezonin më të rëndë të zjarreve të viteve të fundit, pasi valët e të nxehtit pritet të vazhdojnë edhe në javët e ardhshme./ CNA





Lajmet e fundit nga