Sulm në Berlin/ Një viktimë dhe 16 persona të plagosur
Një person ka humbur jetën dhe të paktën 16 të tjerë kanë ...

Në fundjavën e fundit të korrikut vjen momenti i shumëpritur: Festivali i Bajrojtit (Bayreuth) hap siparin dhe feston sivjet 150-vjetorin. Si çdo vit, ky event është një magnet për adhuruesit ndërkombëtarë të operës dhe për personalitete të rëndësishme, sidomos nga politika gjermane, të udhëhequr nga kancelari aktual Friedrich Merz dhe paraardhësja e tij Angela Merkel, e cila konsiderohet një nga mysafiret e rregullta të festivalit.
Pikërisht 150 vjet më parë, më 13 gusht 1876, pas shumë mosmarrëveshjesh për financimin e projektit ambicioz të Richard Wagnerit,u hap Festivali i parë i Bajrojtit. Filozofi Friedrich Nietzsche, mik i Wagnerit dhe i pranishëm në festival, e quajti këtë sipërmarrje "lundrimin e parë rreth botës në mbretërinë e artit".
Programi jubilar: "Fëmijë, krijoni diçka të re”
Programi i jubileut është i larmishëm: ai përfshin një interpretim të ri të veprës monumentale të Wagnerit, Unaza e Nibelungëve (Der Ring des Nibelungen), me ndihmën e inteligjencës artificiale, si dhe një produksion të ri të operës Rienzi, vepra që i solli Wagnerit suksesin e parë të madh kur ishte vetëm 29 vjeç.
Këto dy produksione zëvendësojnë planin fillestar të drejtuesve të festivalit, i cili për arsye financiare nuk mundi të realizohej: vënien në skenë të të gjitha 13 operave të përfunduara të Wagnerit gjatë vitit jubilar.
Edhe ceremonia e hapjes premton diçka të veçantë. Më 25 korrik, në sallën e festivalit nuk do të dëgjohet Wagner, por Simfonia e Nëntë e Ludwig van Beethovenit, idhulli i Wagnerit. Në vitin 1872, vetë Wagner kishte dirigjuar këtë simfoni me rastin e vendosjes solemne të gurthemelit të teatrit të tij festiv në Bajrojt.
Pavarësisht disa kufizimeve, programi duket premtues dhe inovativ, në frymën e motos së Wagnerit: "Fëmijë, krijoni diçka të re.” Por para hapjes, mbi festival ka rënë një hije: polemika rreth anulimit dhe më pas rikthimit të ftesës për publicistin hebre Michel Friedman.
"Çështja Friedman”
Në shikim të parë, skandali dukej si një gabim organizativ. Për ngjarjen përkujtimore "Zëra të Heshtur”, e planifikuar për ditën e dytë të festivalit, ishte ftuar Michel Friedman. Veprimtaria i kushtohet artistëve të shumtë hebrenj, puna e të cilëve në Bajrojt u ndërpre nga antisemitizmi, përndjekja dhe vrasjet.
Publicisti hebre me reputacion ndërkombëtar ishte ftuar të fliste për antisemitizmin dhe përballjen me të kaluarën naziste të festivalit.
Nga ana e festivalit u deklarua: "Sidomos në vitin e 150-vjetorit, Festivali i Bajrojtit është i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij historike, si në lidhje me pikëpamjet antisemitike të Richard Wagnerit, ashtu edhe me lidhjet e ngushta të mëvonshme të festivalit dhe pjesëve të familjes Wagner me nacional-socializmin dhe përfaqësuesit e tij.”
Megjithatë, për shkak të masave të pamjaftueshme të sigurisë, Friedmanit iu propozua që fjalimin e tij ta mbante në një datë tjetër. Kjo mënyrë veprimi krijoi përshtypjen e pafavorshme se Bajrojti po përpiqej të anashkalonte historinë e vet të ngarkuar me antisemitizëm.
Pasi drejtuesit e festivalit kërkuan ndjesë, Michel Friedman do të marrë pjesë gjithsesi. Veprimtaria do të shoqërohet muzikalisht me vepra të kompozitorëve hebrenj Gustav Mahler dhe Pavel Haas, si dhe me Idilin e Siegfriedit të Wagnerit.
"Jam shumë e lumtur që mund ta mirëpres Michel Friedmanin në sallën e festivalit”, deklaroi drejtoresha e festivalit dhe stërmbesa e kompozitorit, Katharina Wagner.
Për herë të parë në Bajrojt: "Rienzi”
Një nga pikat kulmore të këtij viti është opera Rienzi, e cila nuk është vënë kurrë më parë në skenë në Festivalin e Bajrojtit.
Wagner e shkroi atë në stilin francez të "Grand Opera”. Ai vetë mendonte se vepra nuk përputhej muzikalisht me ciklin e operave që do të interpretoheshin më vonë në teatrin e tij festiv.
Historia, e bazuar në ngjarje reale të shekullit të XIV, tregon ngritjen dhe rënien e tribunit popullor romak Cola di Rienzo, i cili luftoi kundër aristokracisë. Tema i pëlqeu shumë Wagnerit, por jo vetëm atij: Rienzi ishte një nga veprat e preferuara të Adolf Hitlerit.
"Hitlerin e tërhiqte figura e njeriut që ngrihet nga poshtë dhe bëhet sundimtar absolut falë karizmës së tij”, thotë Sven Friedrich, drejtor i Muzeut Richard Wagner në Bajrojt.
Nëse ishte ide e mirë që pikërisht një nga operat e preferuara të Hitlerit të vihej në skenë në vitin jubilar, kjo mbetet e diskutueshme. Regjisoret hungareze Alexandra Szemerédy dhe Magdolna Parditka synojnë ta sjellin veprën në kontekstin e kohës sonë. "Ne nuk fokusohemi drejtpërdrejt te diktatura, por kërkojmë të tregojmë se si një shtet mund të shndërrohet gradualisht nga populizmi në një sistem autoritar”, shpjegojnë ato.
"Unaza” me inteligjencë artificiale po bën bujë
Me shumë interes pritet edhe interpretimi i ri i ciklit operistik "Unaza e Nibelungëve”. Edhe kjo vepër trajton temat e pushtetit, lakmisë dhe intrigës. Ai që zotëron arin e Rinit besohet se fiton pushtetin absolut.
Pikërisht për këtë vepër gjigante, që zgjat rreth 16 orë, Wagner ndërtoi teatrin e tij festiv në vitin 1876.
Drejtoresha Katharina Wagner dëshiron të ndjekë rrugë të reja me produksionin jubilar dhe po mbështetet në inteligjencën artificiale.
"Do të punojmë pjesërisht me shtresa pamjesh të krijuara në kohë reale; do të gjenerohen hapësira tridimensionale holografike”, shpjegon kuratori Marcus Lobbes.
Për projeksionet, ekipi ka përzgjedhur materiale arkivore nga produksionet e Unazës nga viti 1876 deri në vitin 2024, të cilat do të përdoren nga inteligjenca artificiale.
"E gjithë struktura duhet të krijojë ndjesinë e një tabloje të madhe tingëlluese”, thotë Lobbes.
Krijuesit premtojnë "një univers vizual që vlon nga drita, teksturat, historia dhe asociacionet”. Jo vetëm publiku, por edhe vetë ekipi i Marcus Lobbes pret me kureshtje të shohë se çfarë do të prodhojë në fund inteligjenca artificiale./ DW
Një person ka humbur jetën dhe të paktën 16 të tjerë kanë ...
Forcat ajrore rumune kanë rrëzuar një tjetër dron që kisht...
Mbi 300 mijë persona janë evakuuar nga Franca dhe Spanja, ...
Kryeministri britanik Andy Burnham ka deklaruar se nuk do ...
Në zemër të burgut famëkeq New Bell në Douala të Kamerunit...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia dësh...
Irani po përshtat dhe po rrit aftësitë e raketës së vet ba...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Presidenti kazak Kassym-Jomart Tokayev ndau disa kritika g...
Tridhjetë e pesë persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se do të kërk...
Pothuajse gjysma e njerëzve që jetojnë në Francë, Gjermani...
Marine le Pen po hyn në fazën vendimtare të garës presiden...
Shtetet anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare votuan pë...
Nga rënia e rolit të eksporteve tek investimet e reja publ...
Koreja e Jugut po shndërrohet në një nga destinacionet më ...
Pasuria mesatare për të rritur në Evropën Perëndimore ësht...
"Ndryshimi i klimës, zjarret në pyje dhe ndotja e ajrit ja...
Arabia Saudite nisi sulme ajrore ndaj objektivave të rebel...
Mbi 220 mijë persona janë evakuuar në Francë dhe Spanjë pë...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Dhjetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u lënduan nga...
Kosova prodhon qumësht, djathë, kos e produkte të tjera të...
Në fundjavën e fundit të korrikut vjen momenti i shumëprit...
Një person ka humbur jetën dhe të paktën 16 të tjerë kanë ...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...