web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Duel vendimtar, Egnatia synon kualifikimin në Slloveni

27 Korrik 2026, 14:42, Sport CNA

Duel vendimtar, Egnatia synon kualifikimin në Slloveni

Pas barazimit spektakolar 3-3 në “Arena Egnatia”, kampionët e Shqipërisë janë gati për sfidën vendimtare ndaj Celjes.

Mbrëmjen e së martës, skuadra rrogozhinase do të luajë në Slloveni ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Champions League.

Takimi do të nisë në orën 20:15 dhe pritet të jetë një përballje vendimtare për fatet e kualifikimit. Egnatia do të synojë të eliminojë kampionët e Sllovenisë dhe të sigurojë një vend në raundin e tretë të kompeticionit.

Gjithçka është gati për skuadrën rrogozhinase, ndërsa 90 minutat e kësaj sfide do të përcaktojnë ekipin që do të vazhdojë rrugëtimin në Champions League.

Federata e Futbollit i uron Egnatias shumë suksese në këtë përballje të rëndësishme.





Lajmet e fundit nga