web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një “thes” me gola me të rinjtë, kush është talenti shqiptar që po mahnit te Juventusi

27 Korrik 2026, 18:07, Sport CNA

Një “thes” me gola me të rinjtë, kush është

Arman Durmishi po konsiderohet një nga talentet më premtues të Juventusit dhe është sulmuesi i vetëm në dispozicion të Luciano Spallettit për miqësoret verore.

Sulmuesi shqiptar, i lindur në vitin 2008 në Koper të Sllovenisë, debutoi me ekipin e parë duke luajtur 45 minuta në ndeshjen miqësore ndaj Standard Liege.

Durmishi iu bashkua Juventusit në fund të muajit gusht 2024, në moshën 16-vjeçare, pasi u transferua nga Koper për një shumë të raportuar mes 800 mijë eurove dhe 1 milion eurove.

Ai kishte mbyllur kampionatin U17 si golashënuesi më i mirë me 28 gola dhe kishte debutuar edhe me ekipin e parë të Koperit.

Me fanellën e Juventusit realizoi 15 gola në 27 ndeshje me ekipin U17 dhe më pas 13 gola në 35 ndeshje me Primaverën, duke shënuar edhe në UEFA Youth League ndaj Bodo/Glimt.

Në prill të këtij viti, klubi bardhezi rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2028. Pas debutimit me ekipin e parë, Durmisi shkroi në rrjetet sociale se ky është vetëm fillimi i rrugëtimit të tij.





Lajmet e fundit nga