web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Brojës i del emri në Serinë A, e kërkon klubi kryeqytetas

27 Korrik 2026, 16:06, Sport CNA

Brojës i del emri në Serinë A, e kërkon klubi kryeqytetas

Lazio vijon punën në merkaton e verës dhe një nga prioritetet kryesore të klubit është përforcimi i repartit ofensiv. Drejtuesit bardhekaltër synojnë t’i vënë në dispozicion trajnerit Gennaro Gattuso një qendërsulmues të ri përpara nisjes së sezonit, ndërsa mes emrave që kanë rikthyer interesin është edhe Armando Broja.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare rikthehet sërish në radarët e klubit kryeqytetas pas eksperiencës së fundit me Burnley-n. Sezoni i kaluar u mbyll me rënien e skuadrës angleze në Championship, ndërsa kjo situatë ka ndryshuar edhe planet për të ardhmen e futbollistit shqiptar.

Drejtori sportiv i Lazio-s, Angelo Fabbiani, e ndjek prej kohësh profilin e Brojës dhe tashmë kushtet e merkatos mund ta favorizojnë realizimin e operacionit. Sipas informacioneve, Burnley është i gatshëm ta lërë sulmuesin të largohet në formë huazimi dhe pa detyrim për blerjen e kartonit. Një formulë e tillë shihet si zgjidhja ideale nga Lazio, pasi do t’i mundësonte klubit të përforconte sulmin me një investim fillestar më të kufizuar.

Në klubin italian vlerësohet se Broja mund t’i ofrojë skuadrës forcë fizike, thellësi në repartin ofensiv dhe alternativa të ndryshme taktike për Gattuso-n gjatë sezonit të ri. Për këtë arsye, drejtuesit vazhdojnë të analizojnë me kujdes mundësinë e finalizimit të marrëveshjes.

Më herët interesime nga Italia për Brojën kanë treguar edhe klube si Cagliari, Parma dhe Udinese.





Lajmet e fundit nga