web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthimi te Reali, Mourinho këtë herë është ndryshe

27 Korrik 2026, 17:11, Sport CNA

Rikthimi te Reali, Mourinho këtë herë është ndryshe

Jose Mourinho është rikthyer te Real Madridi pas 13 vitesh dhe, sipas asaj që raportohet nga “Marca”, ka ndryshuar ndjeshëm filozofinë e tij të punës.

Ai vazhdon të mbështetet te disiplina, puna intensive dhe meritokracia, duke zhvilluar edhe seanca të dyfishta stërvitore në Valdebebas.

Ndryshe nga periudha e parë në Madrid, tekniku portugez synon të jetë më bashkëpunues me stafin dhe drejtuesit e klubit. Sipas raportimeve, Mourinho ka lënë pas qasjen më egoiste që kishte krijuar përplasje në të kaluarën.

Portugezi dëshiron që vendimet të merren në bashkëpunim me ndihmësit e tij dhe të vendosë në plan të parë zhvillimin e lojtarëve dhe të skuadrës. Trajneri portugez synon gjithashtu të ketë marrëdhënie më të mira me mediat dhe të shmangë konfliktet me gazetarët.

Po ashtu, ai u ka premtuar drejtuesve të Real Madridit se do të ruajë më shumë qetësi edhe në raport me vendimet e arbitrave gjatë sezonit.





Lajmet e fundit nga