web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Teuta dhe Partizani nuk ndalen në merkato, dy firma për mbrojtjen

27 Korrik 2026, 20:21, Sport CNA

ZYRTARE/ Teuta dhe Partizani nuk ndalen në merkato, dy firma për

Klubet e Superiores po vazhdojnë lëvizjet në merkato për të plotësuar ekipet e tyre para nisjes së edicionit të ri.

Skuadra e Teutës ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit shtatlartë Ilir Kukleci në prapavijën e saj. 27-vjeçari transferohet te durrsakët pas përvojës së tij të fundit në futbollin norvegjez me ekipin e HamKam.

Paralelisht me durrsakët, një përforcim në mbrojtje e ka prezantuar edhe ekipi i Partizanit. Të kuqtë kanë nënshkruar një kontratë njëvjeçare me opsion renovimi edhe për një tjetër edicion me Omar Pasagiç.

ZYRTARE/ Teuta dhe Partizani nuk ndalen në merkato, dy firma për

28-vjeçari nga Bosnje-Hercegovina, i lindur në Gjermani, luan kryesisht si qendërmbrojtës i majtë. Së fundmi, futbollisti ishte pjesë e skuadrës Metaloglobus Bukuresht në kampionatin rumun.

Pas firmosjes së marrëveshjes, Pasagiç do t'i bashkohet menjëherë grupit të Partizanit në fazën përgatitore që po zhvillohet në Pogradec.





Lajmet e fundit nga