web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Boksieri shqiptar i kërkon përballje Anthony Joshuas

27 Korrik 2026, 18:46, Sport CNA

Boksieri shqiptar i kërkon përballje Anthony Joshuas

Përballja e fundit mes Kristian Prengës dhe Anthony Joshuas në Arabinë Saudite ka rikthyer vëmendjen nga boksi shqiptar.

Edhe pse britaniku fitoi me nokaut në raundin e dytë, boksieri shqiptar arriti ta rrëzonte dy herë ish-kampionin e botës gjatë raundit të parë.

Pas kësaj ndeshjeje, një tjetër boksier shqiptar, Roberto Bakaj, ka dalë publikisht me një sfidë të hapur për Joshuan. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Bakaj kërkoi organizimin e një dueli duke garantuar mbështetjen e miliona tifozëve në mbarë botën. Në karrierën e tij profesioniste, Bakaj numëron 16 ndeshje të zhvilluara, të cilat i ka fituar të gjitha me nokaut.

Sa i përket të ardhmes, Joshua pritet të përqendrohet te përballja e shumëpritur me bashkëkombësin e tij Tyson Fury.





Lajmet e fundit nga