web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk ka dilema, Italia rikthen trajnerin

28 Korrik 2026, 14:33, Sport CNA

Nuk ka dilema, Italia rikthen trajnerin

Roberto Mancini do të rikthehet në drejtimin e kombëtares së Italisë, pas bllokimit të emërimit të Andrea Pirlo-s.

Përfaqësuesja italiane ishte në kërkim të një tekniku të ri që prej dorëheqjes së Gennaro Gattuso-s. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, 61-vjeçari ka dhënë miratimin e tij për t'u ulur sërish në stolin e "Azzurrëve".

Mancini ishte arkitekti i triumfit të Italisë në Euro 2020, ku mposhti Anglinë me penallti në ndeshjen finale. Pas largimit nga Italia, ai drejtoi përfaqësuesen e Arabisë Saudite, si dhe klubin Al-Sadd.

Muajin e kaluar, tekniku u largua nga skuadra e Katarit, duke u bërë kështu një opsion i lirë në treg. Kjo situatë u dha mundësi drejtuesve të federatës italiane për të nisur menjëherë bisedimet me të.

Tashmë rikthimi i tij në krye të kombëtares konsiderohet vetëm çështje orësh.





Lajmet e fundit nga