Sherr mes familjeve për pronat/ 2 të plagosur në Pukë
Një konflikt është shënuar sonte mes dy familjeve në fshat...
Një konflikt është shënuar sonte mes dy familjeve në fshat...

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar rregullin për aktivizimin e detyrueshëm të lojtarëve të rinj në kampionatet kombëtare, i cili do të hyjë në fuqi duke nisur nga sezoni sportiv 2026–2027. Vendimi synon t’u japë më shumë hapësirë futbollistëve të rinj, të forcojë rolin e akademive dhe të krijojë një bazë më të gjerë për ekipet kombëtare.
Në një prononcim për "fshf.org", trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, e vlerësoi këtë vendim si një hap strategjik për zhvillimin e futbollit shqiptar, duke theksuar se ai do të sjellë përfitime si për klubet, ashtu edhe për ekipet kombëtare.
“Mendoj se është një vendim i mirëmenduar, një vendim strategjik që ndihmon klubet, të rinjtë, akademitë dhe, patjetër, edhe Federatën e Futbollit. Mendoj se tani klubet kanë një motiv edhe më të madh për ta kthyer vëmendjen nga akademitë dhe për t’i stërvitur sa më mirë lojtarët e rinj, sepse nuk mjafton vetëm një lojtar për të qenë në fushë. Duhet të kesh edhe dy ose tre të tjerë në pankinë, pasi në momentin që dëmtohet njëri, duhet të aktivizosh një tjetër”, u shpreh Bushi.
Sipas trajnerit të Kombëtares U-21, kjo është një nismë që është diskutuar prej kohësh mes FSHF-së dhe klubeve.
“Kjo nismë është menduar prej kohësh nga FSHF-ja dhe, në bashkëpunim me klubet, këtë vit u mor vendimi për ta zbatuar.”
Bushi solli edhe shembuj nga vende të tjera që kanë aplikuar politika të ngjashme, duke theksuar se rezultatet janë të dukshme në zhvillimin e futbollistëve të rinj.
“Në fakt, këtë rregull e kanë edhe disa federata të tjera, të cilat ne i kemi parë dhe studiuar më parë, si Rumania, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Nëse shikon ekipet e tyre U-21, por edhe ekipet e moshave, do të vësh re se kanë shumë lojtarë të dalë nga kampionatet e tyre. Kjo ndodh pikërisht sepse është një avantazh i madh që çdo ekip të ketë dy lojtarë të rinj në dispozicion, një në fushë dhe një në stol. Është një luks për çdo trajner të ketë një lojtar me minuta në këmbë dhe mundësi për të bërë zgjedhje cilësore.”
Trajneri i kuqezinjve U-21 theksoi se përfitimet nuk do të jenë vetëm sportive, por edhe ekonomike për klubet shqiptare.
“Njëkohësisht, kjo ndihmon edhe klubet nga ana financiare, sepse një lojtar 18-vjeçar, në momentin që luan rregullisht në formacion, në një kampionat cilësor si kampionati shqiptar, i cili vitet e fundit ka bërë hapa të mëdhenj përpara dhe ka transferuar shumë futbollistë jashtë vendit, mund t’i sjellë përfitime të konsiderueshme klubit. Nesër ose pasnesër, një lojtar mund të arrijë nivelin e Hysajt apo Brojës; futbolli gjithmonë sjell surpriza.”
Duke folur për shembuj konkretë, Bushi përmendi sulmuesin Vedat Muriqi si një rast që tregon se sa shumë mund të evoluojë karriera e një futbollisti.
“Mjafton të kujtojmë se nga kampionati shqiptar kanë dalë shumë futbollistë cilësorë, të cilët sot luajnë në nivelet më të larta të futbollit europian. Mund të marr si shembull Muriqin, i cili në Shqipëri ishte në nivele mesatare, ndërsa sot është një lojtar me vlerë shumë të lartë në treg.”
Në përfundim, Bushi u shpreh optimist se rregulli i ri do të japë rezultate të rëndësishme, edhe pse jo menjëherë.
“Jemi shumë të lumtur që është marrë ky vendim. Mendoj se do të ketë një ndikim shumë pozitiv, sepse është një nismë e jashtëzakonshme. Ndoshta në fillim nuk do të japë rezultate të menjëhershme për klubet, pasi duhet kohë për të punuar dhe për të ndërtuar këtë proces. Megjithatë, në afatgjatë, klubet do të kenë të ardhura më të mëdha dhe përfitime të shumta nga ky vendim.”
Roberto Mancini do të rikthehet në drejtimin e kombëtares ...
Zinedine Zidane është zyrtarisht trajner i Francës. Legjen...
E ardhmja e Dusan Vlahoviç vazhdon të mbetet e paqartë, ed...
Klubet e Superiores po vazhdojnë lëvizjet në merkato për t...
Nuk ka fund kaosi në Itali. Paolo Maldini ka dhënë dorëheq...
Përballja e fundit mes Kristian Prengës dhe Anthony Joshua...
Arman Durmishi po konsiderohet një nga talentet më premtue...
Jose Mourinho është rikthyer te Real Madridi pas 13 vitesh...
Armando Broja do të mungojë edhe për disa javë për shkak t...
Lazio vijon punën në merkaton e verës dhe një nga priorite...
Rafael Leao pritet t’i bashkohet Milan-it të mërkurën në f...
Slavko Vinçiç ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij s...
Pas barazimit spektakolar 3-3 në “Arena Egnatia”, kampionë...
Gara për pankinën e kombëtares së Italisë është hapur sëri...
Jamie Vardy po pret vendimin e Sevillas për të vendosur të...
Rodrygo mund të largohet nga Real Madrid në merkaton e dim...
Partizani ka triumfuar me rezultatin 2-0 përballë Skënderb...
Futbollistët shqiptarë e kanë nisur me paraqitje pozitive ...
Mohamed Salah është pranë transferimit te Besiktas, pasi k...
Interi e nisi serinë e ndeshjeve miqësore të verës me një ...
CNA ka futur në filtër pasurinë e kreut të Gjykatës së Lar...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt është shënuar sonte mes dy familjeve në fshat...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë një...
Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të martë në zo...
Një aksident është shënuar këtë të martë në lagjen nr.10 t...
Meteorologia Lajda Porja ka paralajmëruar se Shqipëria do ...
Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej g...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur pasdit...
Zjarrfikësit në Francë dhe në Spanjë vazhdojnë përpjekjet ...
Sekretari i 10-të i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do...
Policia po “kryen hetime” për një imazh të ndarë nga kreu ...
Këtë 28 korrik përkujtohet 114-vjetori i ngritjes së flamu...
Në historinë e artit dhe të letërsisë perëndimore, pak mom...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...
Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rih...
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...