web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Italia nis të marrë formë/ Pas Mancini-t emërohet edhe Claudio Ranieri

28 Korrik 2026, 15:43, Sport CNA

Italia nis të marrë formë/ Pas Mancini-t emërohet edhe

Roberto Mancini është emëruar trajner i ri i kombëtares së Italisë, ndërsa Claudio Ranieri do të marrë detyrën e drejtorit teknik.

Vendimi u bë publik nga presidenti i FIGC-së, Giovanni Malago, pas mbledhjes së Këshillit Federal. Ai konfirmoi se Andrea Pirlo ishte kandidati i propozuar nga Paolo Maldini dhe Leonardo, por emërimi i tij u bllokua pas zbulimit të bashkëpunimit me kompaninë Fonbet.

Pas kësaj situate, Maldini dhe Leonardo dhanë dorëheqjen, ndërsa Malago theksoi se ndarja u bë me mirëkuptim dhe pa konflikte. Ranieri do të prezantohet bashkë me Mancini-n në orën 18:00, ndërsa të dy kanë zhvilluar tashmë kontaktet e para.

Presidenti i FIGC-së njoftoi gjithashtu se brenda javës do të emërohet edhe një drejtues i ri që do të koordinojë ekipet kombëtare në bashkëpunim me Maurizio Viscidi-n. Objektivat kryesorë të federatës mbeten kualifikimi në turnetë e ardhshëm dhe ndërtimi i një projekti afatgjatë me synim Euro 2032.





Lajmet e fundit nga