
Aktivistja Evi Kokalari, e cila jeton në SHBA, por prej disa muajsh ka ardhur e ikur disa herë nga Shqipëria, e vetëshpallur “konservatore”, së fundi ka filluar një sulm të paprecedentë ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, por edhe ne si media.
Zonja në fjalë ka sulmuar CNA.al, duke na cilësuar si gjobaxhinj, apo duke na akuzuar për fyerje, shpifje e të tjera si këto.
Por, Kokalari duket se ka një qëndrim jo konseguent, pasi është vetë kjo Zonjë e cila më parë përshëndeste punën e CNA.al në denoncimin e një prej aferave më të akuzuara në Shqipëri, atë të inceneratorëve.
Dhe papritur, zonja Kokalari ndërron “krah” dhe fillon e sulmon CNA.al.
Pra, fare “rastësisht”, në kohën që CNA.al ka publikuar të tjera dokumente ekskluzive në lidhje me aferën e inceneratorëve, të cilat tregojnë sesi Shqipëria është përdorur si “trampolinë” për t’u shpërndarë më pas në shumë vende të tjera të botës, Evi Kokalari na sulmon ne si media.
Pse? Çfarë ka ndodhur?
Nga ana tjetër Evi Kokalari sulmon edhe deputetin Belind Këlliçi, i cili mund të ishte kandidati kryesor në zgjedhjet e ardhshme lokale përballë Erion Veliajt.
A është e rastësishme që Evi Kokalari sulmon CNA.al që është media kryesore në denoncimet kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe inceneratorëve?
Ndërkohë, edhe deputeti Këlliçi ka bërë një betejë të pandalshme me Erion Veliajn, kryebashkiakun në detyrë të Tiranës si dhe ka qenë konseguent në qëndrimet për inceneratorët.
Flasim këtu për betejën me inceneratorët, në Komisionin Hetimor, ku përplasja shumë orëshe e Këlliçit me Edi Ramën dhe jo pak mesazhe të forta se kush ishte kreu i FRPD-së dhe kush mund të ishte e ardhmja e tij.
Nga ana tjetër, përplasjet e Këlliçit me Erion Veliajn dhe Edi Ramën kanë qenë të pandalshme.
Dhe fakti është se sidomos pas performancës në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, Këlliçi u shikua si një kandidat i mundshëm për Bashkinë e Tiranës.
Dhe nga ana tjetër ne si media që jemi sulmuar, kemi të drejtën të dyshojmë se Zonja Kokalari, aktet ndaj nesh, i bën dhe për llogari të inceneratorëve. Pasi ne tashmë shohim një skemë të qartë, inceneratorët, Erion Veliaj dhe Evi Kokalari, që sulmon palët./ CNA.al
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të mba...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka...
Partia Demokratike ka përkujtuar vizitën e James Baker...
Duke nisur nga data 1 korrik, i gjithë personeli ushtarak ...
Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme bëri të ditur se ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka pu...
Pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, zv.kryeministri Ar...
Duket qartazi se prej gati një muaji, Evi Kokalari, e ...
Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë zërat se nuk do...
Kryetari i opozitës në Bullgari, Boyko Borisov, ka pranuar...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e kr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dënoi ve...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pranishëm ...
Kryekomisioneri shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi,...
Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, akuzon Qeverinë se në v...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, në një deklara...
Profesor Artan Fuga ka reaguar në lidhje me qëndrimin ...
Anëtari i Kryesisë së FRPD-së, Eden Kollçinaku, ka reaguar...
Deputeti Gazment Bardhi është pyetur mbrëmjen e sotme ...
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, në një intervistë tel...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...