Shqipëria merr 90 milionë euro borxh/ Ahmetaj tregon për çfarë do të përdoren
Pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, zv.kryeministri Ar...

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka publikuar disa foto të shkollës "Llazar Dashi" në lagjen "Sheq i madh", e cila sipas tij është e dëmtuar dhe paraqet rrezik për jetën e fëmijëve dhe mësuesve.
“Në vëmendje të pushtetit lokal dhe atij qendror!
Prindër, nxënës dhe mësues të shkollës 'Llazar Dashi' në lagjen 'Sheq i madh' denoncojnë korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë e bashkisë dhe Qeverisë dhe kërkojnë ndihmë për normalizim të situatës shumë të rrezikshme të krijuar në këtë shkollë!
Sheqi është një lagje në periferi të qytetit të Fierit.
Problematikat e kësaj lagjeje janë të medha, si dhe në gjithë bashkinë Fier, por ajo më emergjente është shkolla, pasi rrezikohet jeta e nxënësve dhe mësuesve që frekuentojnë këtë shkollë.
Shkolla e Sheqit 'Llazar Dashi' është në gjendje të frikshme dhe e dëmtuar rëndë fizikisht, nxënësit mësojnë në kushte të vështira!
Në ambientet e shkollës gjatë gjithë vitit klasat kanë qenë pa xhama, shumë të ftohta dhe plot lagështi, tualete të rrënuara dhe shpeshherë gjatë dimrit nga shirat bllokohen dhe bëhet një erë e padurushme në ambientet e shkollës!
Shkolla është jashtë çdo funksioni, e pabanueshme dhe rrezikon jetën e mbi 100 fëmijëve dhe 16 mësuesve!
Tërmeti i 2019-ës ka theksuar edhe më shumë problemet fizike të shkollës ku një kolonë mbajtëse që lidhet edhe me katin e dytë është gati për t'u rrëzuar, në lëkundjen më të parë!
Gjatë punimeve për kërkimin e naftës në fshatrat afër Sheqishtë Mariz, por edhe nga ndonjë tërmet i mundshëm, jeta e fëmijëve dhe e personelit arsimor është e rrezikuar seriozisht!
Që prej shtatorit të 2021-shit, bashkia ka miratuar fondin për të zbatuar projektin, por edhe pse u mbyll një vit akademik, shkolla nuk ka nisur të ndërtohet!”-shkruan Luan Baçi.
Më tej, ai thekson se banorët e Sheqit kanë vite që gënjehen për ndërtimin e shkollës dhe ambienteve të kopshtit, ndërsa kjo situatë ka detyruar prindërit t’i çojnë fëmijët në shkolla të tjera, rreth 1-2 km më larg.
Po ashtu ai paralajmëron protesta, duke theksuar se do të jenë në mbështetje të qytetarëve.
“Ku janë premtimet e mbajtura në çdo fushatë ?
Ku janë fondet e akorduara për ndërtimin e shkollës?
Ku ka shkuar buxheti për ndërtimin e shkollës Sheq?
Përse banorët e Sheqit kanë vite që gënjehen për ndërtimin e shkollës dhe ambienteve të kopshtit?
E gjithë kjo situatë ka çuar në braktisje të nxënsësve duke frekuentuar mësimin në shkolla rreth 1-2 km me larg dhe më brenda qytetit, ku nxënësit për çdo ditë janë të detyruar të kalojnë në rrugën kryesore nacionale që është dhe burim aksidenti, dhe ku jeta e fëmijëve mosha e të cilëve fillon me 6-15 vjeç është çdo ditë në rrezik!
Denoncimi vjen nga prindër, nxënës dhe mësues të kësaj shkolle dhe paralajmërojnë protestë të pandalshme deri në realizimin e kërkesave të tyre!
Ne jemi në mbështetje të tyre dhe do të jemi bashkë me ta, në çdo iniciativë të tyre, për zgjidhjen e problemeve të shkaktuara, nga papërgjegjshmëria e bandës së hajdutëve në pushtet!
U bëj thirrje mësuesve të nderuar të kësaj shkolle dhe gjithë mësuesve në të gjitha shkollat e tjera, të ngrenë zërin, për problemet dhe shqetësimet që kanë, të mposhtin frikën dhe mos të pranojnë presionet e drejtuesve të tyre dhe të pushtetarëve të korruptuar!
Ne jemi në mbështetje të tyre, pa asnjë rezervë!”-përfundon postimin e tij, deputeti Baçi./CNA.al
Pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, zv.kryeministri Ar...
Duket qartazi se prej gati një muaji, Evi Kokalari, e ...
Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë zërat se nuk do...
Kryetari i opozitës në Bullgari, Boyko Borisov, ka pranuar...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e kr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dënoi ve...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pranishëm ...
Kryekomisioneri shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi,...
Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, akuzon Qeverinë se në v...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, në një deklara...
Profesor Artan Fuga ka reaguar në lidhje me qëndrimin ...
Anëtari i Kryesisë së FRPD-së, Eden Kollçinaku, ka reaguar...
Deputeti Gazment Bardhi është pyetur mbrëmjen e sotme ...
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, në një intervistë tel...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i ka kon...
Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike...
Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pas qëndrimit të Kryemi...
Kryeministri Edi Rama, bën me dije se ka zhvilluar një...
Analisti Lorenc Vangjeli ka analizuar zhvillimet e fun...
Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka shprehur pakën...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...