
Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme bëri të ditur se “ka ndërruar mendje”, në lidhje me Samitin e BE-së, ku dhe do të marrë pjesë. Edhe pse një ditë më parë deklaronte se nuk kishte pse të shkonte sepse përgjigjja për çeljen e negociatave sipas tij do të ishte sërish një “jo”.
Ndërkohë, në prag të Samitit duket se PS-ja është vënë në lëvizje, në një proces lobimi politik për zgjerimin e mbështetjes për dhënien e dritës jeshile në fillimin zyrtar të bisedimeve të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Rrjeti "Miqtë e Ballkanit Perëndimor" i përbërë nga partitë dhe fondacionet simotra të Partisë Socialiste të Shqipërisë i është bashkuar thirrjes për një deklaratë të përbashkët drejtuar liderëve të Bashkimit Europian.
"Është koha e duhur që liderët europianë të heqin pengesat që vazhdojnë të pengojnë procesin e anëtarësimit. Është koha që të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Është koha që BE-ja të mbështesë konkretisht përpjekjet e Bosnje-Hercegovinës për të kapërcyer ngërçin politik dhe për të vendosur reforma demokratike, në mënyrë që vendit t'i sigurohet statusi i kandidatit sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe është koha që Kosovës t'i jepet liberalizimi i vizave, kriteret e të cilit janë përmbushur në vitin 2018", thuhet në deklaratën e bërë publike.
Rrjeti i Miqve të Ballkanit Perëndimor është krijuar falë punës së përbashkët të Fondacionit për Studime Progresive Europiane – FEPS (Bashkimi Europian), Friedrich-Ebert-Stiftung (Gjermani), Karl-Renner-Institut (Austri), Masarykova demokratická Akademie (Çeki), Fondacioni Kalevi Sorsa (Finlandë), Fondacioni Jean-Jaurès (Francë), Fondacioni Max van der Stoel (Holandë), Društvo Progresiva (Slloveni), Qendra Ndërkombëtare Olof Palme (Suedi), në bashkëpunim me CeSPI (Itali).
Thirrjes së Partisë Socialiste i është bashkuar edhe IUSY (Këshilli Botëror i të Rinjve Socialistë) që gjithashtu i është drejtuar me një letër publike drejtuesve të Këshillit të Bashkimit Europian.
"E ardhmja e Europës duhet të përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe zëri i të rinjve duhet të dëgjohet kur krijojnë drejtimin e zhvillimit të Europës, bazuar në pritshmëritë dhe nevojat e tyre. Ne e vlerësojmë gjestin politik të dhënë nga institucionet europiane për të shënuar këtë vit si Viti Europian i Rinisë. Vlerësojmë faktin që Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është shpallur kryeqyteti europian i Rinisë 2022. Ne kemi treguar se ndajmë vlerat themelore europiane dhe të rinjtë janë të përkushtuar ndaj parimeve dhe vlerave europiane, prandaj meritojnë një të ardhme brenda BE-së. Por ne ju nxisim, secilit prej liderëve të zgjedhur europianë të së tashmes, që të bëni ndryshimin për një të ardhme më të mirë. Është koha e duhur për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Prandaj, ne u bëjmë thirrje udhëheqësve europianë dhe Këshillit Europian që: 1. Të ndiqni rekomandimet e miratuara me shumicë dërrmuese nga Parlamenti Europian, në raportet 2021/2244 (INI) për Shqipërinë dhe 2021/2248 (INI) për Maqedoninë e Veriut, dhe të nisni negociatat për anëtarësimin në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 2. Të promovoni dhe organizoni konferencat e para ndërqeveritare për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më së voni deri në fund të vitit", thuhet në deklaratën e IUSY-t./CNA.al
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka pu...
Pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, zv.kryeministri Ar...
Duket qartazi se prej gati një muaji, Evi Kokalari, e ...
Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë zërat se nuk do...
Kryetari i opozitës në Bullgari, Boyko Borisov, ka pranuar...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e kr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dënoi ve...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pranishëm ...
Kryekomisioneri shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi,...
Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, akuzon Qeverinë se në v...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, në një deklara...
Profesor Artan Fuga ka reaguar në lidhje me qëndrimin ...
Anëtari i Kryesisë së FRPD-së, Eden Kollçinaku, ka reaguar...
Deputeti Gazment Bardhi është pyetur mbrëmjen e sotme ...
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, në një intervistë tel...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i ka kon...
Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike...
Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pas qëndrimit të Kryemi...
Kryeministri Edi Rama, bën me dije se ka zhvilluar një...
Analisti Lorenc Vangjeli ka analizuar zhvillimet e fun...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...