LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Zjarri te Rruga e Kavajës merr përmasa të mëdha, rrezikohen banesat e tjera

14 Shtator 2023, 15:33, Aktualitet CNA

VIDEO/ Zjarri te Rruga e Kavajës merr përmasa të mëdha,

Zjarri te Rruga e Kavajës ka marrë përmasa akoma edhe më të mëdha. Rrezikohen që të përfshihen nga flakët katet e mëposhtme të pallatit dhe banesat përreth. 

Situata është përkeqësuar, pasi ka marrë zjarr edhe veshja me felizol e pallatit. 

Zjarri ra fillimisht në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati, por më pas u përhap me shpejtësi.

Deri më tani nuk raportohet të ketë persona të lënduar nga flakët e mëdha.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll, ndërsa në vendngjarje ndodhen edhe policia dhe ambulanca./ CNA

Lajmet e fundit nga