EMRAT/ Basha delegon postin e kreut të grupit parlamentar tek Açka, ikën Salianji, në vend të tij Çollaku
Kreu i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha, ka dërg...

Amant Josifi, këshilltari i ish-ministres së jashtme Olta Xhaçka është arrestuar në Dubai për llogari të autoriteteve spanjolle, për mashtrime me Call Centre.
Fillimisht autoritetet spanjolle dërguan një kërkesë Shqipërisë ku kërkohej arrestimi i Josifit, ortak i Olsi Ramës, por ai nuk u kap brenda territorit të Shqipërisë.
Për të zbuluar lidhjet midis Call Center-ave në Shqipëri dhe faqeve mashtruese të investimeve të “Group”, hetuesit spanjollë kanë analizuar 3 milionë emaile të dërguara nëpërmjet dhjetëra plaformash të ndryshme, ku evidentohet ndërlidhja e platformave ‘call center’ me kompanitë e tjera të lidhura me organizatën kriminale.
Dubai nuk bën ekstradim të të burgosurve, por bën të mundur shkëmbimin e tyre.
Si u zbulua ngjarja?
Më 14 nëntor 2018, një grua u paraqit në stacionin e policisë “Mossos d’Esquadra” në qytezën e Puigcerdas në rajonin e Katalunjës në veri të Spanjës, për të bërë një denoncim kundër një kompanie investimesh në bursë, pasi kishte rënë pre e mashtrimit.
Merce Puig Ribot u tha hetuesve se një investim fillestar prej 250 eurosh nëpërmjet kompanisë "Universe Markets" ishte fryrë në një humbje, që i kishte kushtuar më shumë se 560 mijë euro.
Katër vjet më vonë, në 22 prill 2022, Ribot u shfaq përsëri para hetuesve duke deklaruar se kishte humbur edhe 291 mijë euro të tjera, pasi ishte kontaktuar nga një studio e pretenduar ligjore, e cila ishte në dijeni të mashtrimit të parë dhe kishte premtuar që t’i rikuperonte paratë.
“E gjithë kjo është pjesë e të njëjtit mashtrim të kryer nga e njëjta organizatë,” shkruajnë hetuesit në dosjen hetimore të siguruar nga "BIRN".
Nëpërmjet gjurmimit të rrjeteve kompjuterike, hetuesit spanjollë arritën t’i gjeolokonin adresat e protokollit të internetit (IP) nga ku funksiononte platforma "universe-markets.com" në Shqipëri, Ukrainë dhe Serbi.
Ata gjithashtu zbuluan një duzinë platformash mashtruese të ngjashme – të krijuara nga një organizatë kriminale ndërkombëtare e njohur si "Milton Group", e cila përdorte qendra thirrjesh [call centers] dhe operatorë në Shqipëri, Bullgari, Gjeorgji, Maqedoni të Veriut dhe Ukrainë.
Sipas Eurojust, organizata kriminale ka mashtruar qindra mijëra viktima prej vitit 2018, duke siguruar të ardhura me vlerë 50 milionë euro çdo tremujor.
Me 8 dhe 9 nëntor 2022, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, Struktura e Poscaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, bastisi 6 qendra thirrjesh telefonike në Shqipëri të lidhura me "Milton Group" dhe arrestoi 4 të dyshuar.
Këto qendra janë në pronësi të tri kompanive të lidhura me biznesmenin Amant Josifi, një ish-këshilltar politik i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë kohës që ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes, dhe ish-partner biznesi i vëllait të kryeministrit shqiptar, Olsi Rama.
Ministria e Mbrojtjes i tha "BIRN" se Josifi kishte shërbyer si këshilltar nga muaji dhjetor 2018 deri në maj 2020./ CNA




Kreu i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha, ka dërg...
Policia e Shtetit në bashkëpunim me institucione të tj...
Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ditën...
Një 57-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë,...
Lulzim Basha ka kryer aktin e radhës të tradhtisë. Ai i ka...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi lirimin e ...
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka deklaruar para mediave s...
Pas bërjes publike të të dhënave mbi operacionin antidrogë...
“Rritja e numrit të personave që konsumojnë drogë, ulja e ...
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka bërë m...
Janë shkatërruar 23 rrjete kriminale dhe kanë rënë në pran...
Deputetja e PD-së së vulës, Jorida Tabaku, është shprehur ...
Debate në seancën plenare të së enjtes me ish-kryeministri...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë jashtë kontrollit...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta nda...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur kulmin e hipokr...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka renditur çështjet që sipa...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, gjatë fjalës s...
Në seancën e sotme parlamentare janë votuar dy ministr...
Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë këngëtaren Enca Haxhiaj,...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...