LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ky është vetëm fillimi”/ Paralajmërimi i Ballës

14 Shtator 2023, 12:16, Aktualitet CNA

“Ky është vetëm fillimi”/ Paralajmërimi i

Pas bërjes publike të të dhënave mbi operacionin antidrogë në disa qytete të Shqipërisë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka paralajmëruar se ky është vetëm fillimi dhe do të ketë dorë të hekurt mbi ata që shpërndajnë, trafikojnë dhe prodhojnë lëndë narkotike.

Balla tha se do të bëjë propozimet për ndryshimet në Kodin Penal që të dyfishohet dënimi për ata që kryejnë krime si shpërndarja e lëndëve narkotike brenda perimetrit të shkollave.

Ministri theksoi gjithashtu se këto janë rezultatet e para të paketës së sigurisë që mori pak ditë më parë për shkollat.

Nuk do të lejojmë spaciatorë, asnjë nuk do t'i shpëtojë rrjetës së ligjit, prej njohjes personale apo çdo mburoje tjetër.

Lufta kundër drogës dhe krimit është një luftë që nuk bëhet vetëm, por kërkon kontributin e të gjithëve edhe mediave.

Ministria e Brendshme synon të ngrejë një aleancë institucionale dhe mbarëqytetare kundër drogës.

Për të punuar për parandalim dhe goditjen kundër trafikut të drogës.

Ky është fillimi i goditjeve sistematike kundër rrjeteve të prodhimit, trafikimit të lëndëve narkotike.

Dua të garantoj sot prindërit që çojnë fëmijët në shkolla se paketa e sigurisë po jep rezultatet e para. Do bëjmë gjithçka që është e menduar për të garantuar që grupet kriminale të mos afrohen.

Do bëjmë dhe propozimet për ndryshime në kodin penal për dyfishim të dënimeve të krimeve që ndodhin brenda shkollave”, tha Balla./ CNA

Lajmet e fundit nga