LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pensionet/ Tabaku: Ka dështuar skema, e tregojnë shifrat

14 Shtator 2023, 11:46, Aktualitet CNA

Pensionet/ Tabaku: Ka dështuar skema, e tregojnë shifrat

Deputetja e PD-së së vulës, Jorida Tabaku, është shprehur sot në Kuvend se po dëmtohet skema e pensioneve.

Tabaku tha se ka disa faktorë që e tregojnë këtë duke iu referuar shifrave të qeverisë dhe të INSTAT.

Sipas deputetes së vulës kjo skemë ka dështuar.

Nëse në vendet normale pensioni është sa gjysma e rrogës mesatare, në Shqipëri kjo është shumë poshtë mesatares.

Po dëmtohet skema e pensioneve. Kemi një shqetësim për skemë pensionesh që ka dështuar dhe këtë e tregojnë shifrat e INSTAT. Shifrat janë të qeverisë shqiptare.

Nëse pensioni sipas të dhënave normale të çdo vendi duhet të jetë sa gjysma e pagës mesatare, këtu pensioni është poshtë mesatares”, tha Tabaku./ CNA

Lajmet e fundit nga