Kauza e madhe/ Të frenojmë braktisjen e vendit nga të rinjtë!
Gazetari Mentor Kikia ka hapur një kauzë të madhe për të f...

Në Shqipëri Instituti i Statistikave pritet të nisë Regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave nga e hëna e ardhshme, një proces që do të zgjasë për gjashtë javë.
Censusi 2023 është ngjarja më e rëndësishme statistikore e vendit, dhe në të do të përfshihen mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë të trajnuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT).
Ata do të regjistrojnë të dhëna mbi popullsinë, tipare demografike, sociale dhe ekonomike të detajuara në rrafsh gjeografik, që kanë të bëjnë me strehimin, arsimin, shëndetësinë, dhe punësimin.
“Përgatitja e Censusit këtë vit bazohet në standarte europiane, në ligje të përmirësuara vendase dhe në teknologji bashkëkohore. Censusi i Shqipërisë këtë vit ndjek rekomandimet e Kombeve të Bashkuara dhe të Komisionit Europian për statistika profesionale”, tha drejtorja e INSTAT-it, Elsa Dhuli.
Krahas buxhetit të shtetit, Censusi 2023 i Shqipërisë financohet edhe nga Komisioni Europian, Kombet e Bashkuara, Suedia dhe Zvicra.
“Shqipërisë i nevojiten të dhëna të besueshme për të hartuar politika dhe për të ndërtuar shërbime të mira publike para se të pjesëtojë buxhetin. Shqipëria përballet me sfida demografike, ndaj ka nevojë për të dhëna të besueshme statistikisht për të trajtuar këtë çështje si dhe çështje të tjera si strehimi, grupet në nevojë. Ky Census dhe fuqizimi i sistemit statistikor në Shqipëri janë me rëndësi edhe për procesin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë”, tha ambasador Luigi Soreca, i Ngarkuar me Punë i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.
Ai tha se statistikat shqiptare duhet të jenë profesionalisht cilësore, drejtpërdrejt të krahasueshme dhe sipas standarteve europiane, ndaj edhe BE-ja ka ndarë 4.8 milionë euro në mbështetje të INSTAT-it.
Ky është Censusi i dymbëdhjetë në 100 vite, që zhvillohet në Shqipëri, duke nisur nga i pari, që u krye në vitin 1923. Regjistrimet e mëparshme mbi popullsinë janë kryer në periudha 5 vjeçare e më pas 10 vjeçare.
Në to janë kërkuar të dhëna me deklarim të lirë mbi gjendjen ekonomike e shoqërore të individëve dhe familjeve, mbi banesat dhe prona të tjera, që lidhen me kushtet e jetesës.
Pas rënies së regjimit komunist, Censusi i INSTAT-it në vitin 2001 dhe 2011, krahas statistikave bazë, mblodhi të dhëna mbi emigrimin e brendshëm e të jashtëm të banorëve, si dhe mbi përkatësinë fetare e etnike të tyre. Censusi që shtyrë për shkak të pandemisë Covid-19./ VOA
Gazetari Mentor Kikia ka hapur një kauzë të madhe për të f...
Këshilli i Ministrave vendosi sot të ngrejë Komitetin ...
Këshilli i Ministrave ka marrë sot një vendim për të shtua...
Janë jo me dhjetëra, por ndoshta me qindra emisione ng...
Lulzim Basha i PD-së së vulës ka marrë sërish rrugët. ...
Të mërkurën, Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen...
Në konferencën për nisjen e Censit të Popullsisë dhe banes...
Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social "Faceboo...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u shpreh qartazi n...
Ministri i Brendshëm, Taulant Blla ka deklaruar se është g...
DW: Znj. kryetare, afera e inceneratorëve dhe ajo e steril...
Presidenti i Shqipërisë, Barjam Begaj ka përcjellë mesazh ...
Shtetet e Bashkuara u kanë dërguar një mesazh autorite...
Teksa projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës...
Ditën e sotme Flutura Açka dha dorëheqjen nga detyra s...
Jashar Maja, njëri nga të dhunuarit me shkopa bejsboll...
CNA ka hapur një sondazh për Europianin që do të zhvillohe...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga kantieri ...
Ambasadori Luigi Soreca, i Ngarkuari me Punë i Bashkimit E...
Në hapjen e punës së Komisionit Parlamentar për Edukim dhe...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...