Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Teksa projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës bashkë me ndërtimin e një zgjatimi në Rinas pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm, zbatimi në terren duket se ka hasur jo pak surpriza.
Së pari kjo e lidhur me shpronësimet që krijuan në fillim të procesit vonesat dhe së dyti me gjetjen e zgjidhjeve për komunitetet që jetojnë pranë hekurudhës. Një rast i tillë është ai i një komuniteti familjesh në Vorë, që jeton pranë pjesës ku kalon hekurudha, të cilët kanë kërkuar për mundësimin e një kalimi për këmbësorë si dhe gjetjen e një zgjidhjeje për kalimin e automjeteve të tyre.
Kalimi që ata përdornin prej vitesh ishte informal dhe për arsye sigurie do të mbyllet ndërkohë që zgjidhjet që ishin dhënë më herët nuk shiheshin si të përshtatshme nga banorët. Në sistemin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim kërkesa u njoftua në 6 shkurt 2023, ku zyrtarisht një përfaqësues i komunitetit qartësonte ankesën.
“Ne banorët e lagjes 'Xhamia e Re', përfaqësues të bizneseve dhe përfaqësues të Xhamisë “EBU BAKER”, Rruga Zajza, Njësia Administrative Bërxullë, Bashkia Vorë, ku jetojmë rreth tridhjetë e tetë familje po ju drejtohemi me këtë shkresë pasi lagjja jonë preket nga projekti: “Rehabilitimi i Linjës Hekurudhore Durrës -Tiranë TTP dhe ndërtimi i linjës Hekurudhore në Aeroportin Nënë Tereza”.
Sipas projektit rruga ekzistuese (Kalim në nivel,) në Km: 24+600 ku ne kemi akses nga rrruga dytësore për në shtëpitë, xhaminë dhe bizneset tona, e cila shërben si rrugë kalimi për të gjithë llojet e automjeteve, do të mbyllet”, thuhet në shkresën ku kërkohet zgjidhje.
Më pas duket se të gjitha palët janë ulur në tryezë përfshi këtu kërkuesit, qeverinë si dhe bankën që është edhe mbështetësja me financim. Në një dokument paraprak të hartuar në fund të qershorit është rënë dakord që të bëhen disa përshtatje apo ndryshime për të lehtësuar kalimin në këtë pikë.
Gjatë takimeve nga ana e Hekurudhës Shqiptare është sqaruar se mbyllja e kalimit informal që përdorej nga banorët më parë është e nevojshme pasi hekurudha do të rrethohet dhe trenat do të lëvizin me shpejtësi të lartë.
“Klienti shpjegoi se kalimi informal që përdoret prej vitesh nga komuniteti do të duhet të mbyllet pasi hekurudha do të rrethohet plotësisht. Klienti shpjegoi se trenat e vjetër do të zëvendësohen nga trena me shpejtësi të lartë (100 km/1h) dhe se ky zëvendësim do të përbëjë rrezik për sigurinë e këmbësorëve dhe automjeteve. Megjithatë, po bëhen përpjekje për gjetjen e zgjidhjeve sa u përket shqetësimeve të komunitetit.
Lidhur me kalimin e këmbësorëve pranë komunitetit, Klienti propozon ndërtimin e një nënkalimi dhe shpjegoi se vendndodhja do të përcaktohet bashkërisht me anëtarët e komunitetit dhe Bashkinë e Vorës. Klienti sqaroi se, për arsye sigurie, nënkalimi do të shërbejë vetëm për këmbësorët.
Sa i përket aksesit të automjeteve, projekti ka parashikuar një kalim në nivel pak kilometra më tej, por klienti është duke diskutuar me Bashkinë Vorë për mundësinë e ndërtimit të një rruge lidhëse paralel me hekurudhën, që do të mundësojë aksesin e automjeteve nga kalimi te komuniteti.
Klienti i bëri me dije IPAM-it se fondet për mbulimin e kostove të ndërtimit janë siguruar, por se Bashkia Vorë ka përgjegjësinë e garantimit të së drejtës së kalimit për rrugën lidhëse, veçanërisht nëse do të nevojitet blerje e tokës. Gjithashtu, klienti shpjegoi se rrugët e zonës janë nën administrimin e bashkisë, prandaj duhet të bashkëpunohet në këtë drejtim” thuhet në dokumentin e bërë publik nga BERZH dhe që bën vlerësimin e rastit.
Sipas një kalendari të publikuar nga banka tashmë jemi në fazën ku do të kemi zgjidhjen konkrete të problemit.
Projekti i hekurudhës Tiranë-Durrës, Tiranë-Rinas
Projekti Tiranë-Rinas-Durrës është i pari për modernizimin e rrjetit tejet të amortizuar hekurudhor në vend sa u takon investimeve të bëra nga qeveria. Në tetor 2020 pas një procesi të gjatë tenderimi u bë edhe shpallja e kompanisë fituese që ishte italiania INC S.P.A. Kjo e fundit do të bëjë rehabilitimin e lidhjes hekurudhore 34.2 km midis dhe qytetit të Durrësit si dhe ndërtimin e rreth 5 kilometrave të linjës së re hekurudhore midis Tiranës dhe aeroportit të Rinasit.
Gjithsej kostoja totale e projektit është 92.1 milionë euro, nga të cilat 35.5 milionë euro grant mbulohet nga Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor (WBIF) dhe 36.9 milionë euro është i mbuluar nga kredia e BERZH, ndërsa pjesa e mbetur do financohet nga qeveria shqiptare.
Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Axhendës së Konektivitetit, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Evropën, dhe në kuadër të Nismës së Berlinit, projektet që kualifikohen mund të tërheqin grante dhe financime nga donatorët.
Fillimisht projekti parashikohej të mbaronte në terminalin e transportit publik në Tiranë (ku është sot terminali i autobusëve). Por, për shkak të humbjes së pasagjerëve me largimin e stacionit të trenit, është vendosur që të zgjaten edhe disa kilometra hekurudhë, në mënyrë që vetëm terminali i pasagjerëve të jetë afër ish-stacionit të vjetër të trenit, rreth 200 metra larg parkimit të sotshëm./ Revista Monitor
Ditën e sotme Flutura Açka dha dorëheqjen nga detyra s...
Jashar Maja, njëri nga të dhunuarit me shkopa bejsboll...
CNA ka hapur një sondazh për Europianin që do të zhvillohe...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga kantieri ...
Ambasadori Luigi Soreca, i Ngarkuari me Punë i Bashkimit E...
Në hapjen e punës së Komisionit Parlamentar për Edukim dhe...
Një anije lundrimi me 206 pasagjerë është bllokuar në një ...
Universiteti “Western Balkans” do të ofrojë bursa studimi ...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka m...
1940 - Në shpellën Lasko në Francë zbulohet një koleksion ...
Mitropoliti i Korçës, Imzot Joan Pelushi, ka marrë pjesë n...
Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në...
Thellohet më tej skandali në Spitalin Universitar të Traum...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka ndarë me të...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë publik raportin e audi...
Zyrtarisht janë shpallur kandidaturat për anëtarë të K...
Të paktën 10,000 njerëz janë të zhdukur pas një stuhie të ...
Edhe pse jemi në muajin shtator, sezoni veror duket se nuk...
Rudina Hajdari pas homazheve në përkujtim të Azem Hajdarit...
Pas homazheve në përkujtim të Azem Hajdarit, në 25-vjetori...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...