
Thellohet më tej skandali në Spitalin Universitar të Traumës (SUT).
Në raportin e fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit është zbuluar se në magazinën e farmacisë së spitalit të Traumës, gjendet një stok i medikamentesh dhe materiale mjekimi të skaduara.
“Nga dokumentacioni i vendosur në dispozicion dhe të dhënat e marra nga sistemi informarik SIIS, konstatohet se deri në fund të periudhës së auditimit në magazinën e farmacisë së SUT, gjendet një stok i konsiderueshëm medikamentesh dhe materiale mjekimi të skaduara, të shkaktuara si pasojë e planifikimit dhe menaxhimit joeficient nga strukturat përgjegjëse të SUT dhe kërkesave të shefave të shërbimit. Nga të dhënat e marra nëpërmjet programit informatik të farmacisë SIIS, më datë 06.02.2023 në magazinën e farmacisë së SUT u gjendën barna te skaduara. Si pasojë e planifikimit dhe keqmenaxhimit përgjatë vitit 2021 dhe 2022 kanë skaduar dhe janë gjendje në farmacinë qendrore të SUT barna në vlerën totale 2,014,241 lekë.”
Përveç barnave të skaduara në farmacinë qendrore, barna të skaduar janë gjetur dhe në shërbime.
“Përveç barnave të skaduara në farmacinë qendrore një sasi e konsiderueshme e barnave të skaduara gjendet dhe në shërbime që kap vlerën 7,261,179 lekë. Në magazinën e farmacisë së SUT dhe në pavijone deri në fund të periudhës së auditimit, gjendet një sasi me medikamente të skaduara në vlerën totale 9,275,420 lekë, e cila përbën një shpenzim joeficient për SUT duke sjellë një efekt financiar negativ për buxhetin e shtetit.”
KLSH raporton se nga drejtuesit e institucionit nuk janë marrë masat e nevojshme për moskrijimin e stokut të barnave dhe materialeve të skaduara.
Gjithashtu në Farmacinë qendrore të SUT-së gjendej një sasi e madhe e medikamenteve që nuk kishin vulën e kuqe.
“Në Farmacinë qendrore të SUT-së gjendej një sasi e madhe e medikamenteve që nuk kishin vulën e kuqe me mbishkrimin “për përdorim spitalor ndalohet shitja”, pasi bazuar në pikën 1 të Urdhrit nr. 287 datë 12.07.2022 të MSHMS parashikohet se: Barnat që qarkullojnë në sistemin shëndetësor publik përveç pullës se sigurisë duhet detyrimisht të jenë të vulosura edhe me vulën me mbishkrimin” Përdorim Spitalor-Ndalohet Shitja. Magazina e mallrave të SUT nuk plotëson në asnjë drejtim kushtet e ruajtjes së barnave."
Një tjetër shkelje e rëndë e zbuluar nga KLSH është se mbi 1500 operacione janë të padokumentuara.
“Nga drejtoria e SUT, të analizohet dhe të nxirren përgjegjësi për mosdokumentimin në regjistrat e mbajtur në bllokun operator qendror të materialeve ortopedike të përdorura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale, pasi për vitin 2021 nga ana e bllokut operator qendror, nuk janë dokumentuar 667 operacione dhe 811 për vitin 2022.”/ CNA
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka ndarë me të...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë publik raportin e audi...
Zyrtarisht janë shpallur kandidaturat për anëtarë të K...
Të paktën 10,000 njerëz janë të zhdukur pas një stuhie të ...
Edhe pse jemi në muajin shtator, sezoni veror duket se nuk...
Rudina Hajdari pas homazheve në përkujtim të Azem Hajdarit...
Pas homazheve në përkujtim të Azem Hajdarit, në 25-vjetori...
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Marikaj ku ka dorëzua...
Komisioni i Ligjeve ka miratuar këtë të martë ndryshimet n...
Arjan Curi kërkon gjithmonë të marrë vëmendje duke art...
Dita e dytë e shkollës ka nisur me një ngjarje jo të kënds...
Nisma "Thurje" ka denoncuar sot në SPAK ish-ministren e Bu...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e ...
Komisioni i sotëm i Edukimit është shoqëruar me debate të ...
Ish-deputeti socialist, Spartak Braho, është paraqitur në ...
Ditën e sotme në Komisionin e Edukimit është zbardhur shkr...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në mbledhjen e...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zhvilluar një taki...
Deputeti Ervin Salianji, i njohur si “Babalja” ka kërkuar ...
Rreth 10.7% e forces aktive për punë ishte e papunë në tre...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...