
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas raportit të KLSH-së, ku publikohen gjetje shqetësuese dhe defektet e mëdha në mënyrën se si spitalet publike e trajtojnë sëmundjen.
Sipas raportit të KLSH-së, trajtimi me Brakiterapi nuk ka qenë funksional, për periudhën në auditim, për shkak të mungesës së burimit radioaktiv iridium, mungesa e së cilës ka sjellë mostrajtimin e 200 pacienteve në vit ose 600 gra paciente, të cilat nuk e kanë marrë këtë shërbim me radioterapi.
Meta në reagimin e tij shkruan se shpërdorimi kolosal i fondeve në Shëndetësi me koncesionet korruptive ka krijuar mungesa dhe boshllëqe shumë kritike në shërbime dhe përkujdesje mjekësore ndaj qindra pacientëve të tjerë në shërbimin e onkologjisë, duke e cilësuar gjetjen si fakt tronditës.
Kreu i PL-së ka kërkuar që drejtësia të veprojë ndaj përgjegjësve sepse korrupsioni i tyre ka krijuar dëm pa kthim siç është humbja e jetës dhe dëmtimi i shëndetit.
“Koncesionet korruptive në shëndetësi privojnë pacientët nga shërbimi shëndetësor në onkologji.
Shpërdorimi kolosal i fondeve në shëndetësi me koncesionet korruptive ka krijuar mungesa dhe boshllëqe shumë kritike në shërbime dhe përkujdesje mjekësore ndaj qindra pacientëve të tjerë në shërbimin e onkologjisë.
Është fakt shumë tronditës mostrajtimi i 600 grave paciente me CA gjinekologjik me radioterapi, si dhe mostrajtimi i 200 pacientëve me radioterapi, që vuajnë nga tumoret e lëkurës.
Kjo situatë kaq e rëndë e konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit do të thotë që jeta dhe shëndeti i pacientëve të mbetet në mëshirë të fatit dhe pa trajtim mjekësor.
Ky është një krim i vërtetë ndaj jetës dhe shëndetit, dëshmitarë të të cilit janë pacientët e shumtë, por edhe shumë familjarë të tyre.
Babëzia korruptive me koncesionet nuk kurseu pra as jetën e njerëzve.
Drejtësia të veprojë ndaj përgjegjësve sepse korrupsioni i tyre ka krijuar dëm pa kthim siç është humbja e jetës dhe dëmtimi i shëndetit”, shkruan Meta./ CNA
Në aksin rrugor Vlorë-Llogara në vendin e quajtur “Çesma”,...
Ministeriali "Transformimi Digjital në Rajonin e Ballkanit...
Nënkryetari i PD-së së Sali Berishës, Luçiano Boçi, në një...
Pajisjet mjekësore me defekt dhe mungesa e medikamenteve p...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë inspek...
Kryeministri Edi Rama ka qetesuar mjekët duke bërë me dije...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të martë një inspe...
Liqeni i hidrocentralit të Fierzës më i rëndësishmi në kas...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar këtë të martë f...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se përmes portalit o...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, gjatë një deklaratë pë...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një deklaratë për m...
Po shtohen kostot për agjencitë e pasurive të paluajtshme ...
Ministria e Mbrojtjes, pasi është bazuar tek informacioni ...
Dhënia me qira e truallit nga ana e pushtetit vendor është...
OSSH ka shpallur masat që do të marrë ditën e nesërme dhe ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar batutën e kryem...
Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Jeta Deda ...
Pas një fitoreje të jashtëzakonshme në 29 korrik, ku në di...
Kreshnik Spahiu ka deklaruar se gjendja e autostradave në ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...