LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pajisjet me defekt, 600 gra me tumor nuk morën trajtim me radioterapi më 2022-shin

29 Gusht 2023, 12:57, Aktualitet CNA

Pajisjet me defekt, 600 gra me tumor nuk morën trajtim me radioterapi

Pajisjet mjekësore me defekt dhe mungesa e medikamenteve po cenojnë jetën e mijëra të sëmurëve me sëmundje tumorale në vendin tonë.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit që u fokusua në monitorimin e këtij shërbimi gjatë vitit 2022 gjeti defekte të mëdha në mënyrën se si spitalet publike e trajtojnë sëmundjen.

Ndër të tjera KLSH vuri në dukje se mjekët onkologë të njësisë së radioterapisë, referojnë se jo të gjithë pacientet trajtohen edhe me Brakiterapi, por shumica e rasteve gati 200 pacienteve në vit duhet të trajtohen nëpërmjet kësaj pajisje me radioterapi.

Trajtimi me Brakiterapi (Kyriterapi) nuk ka qenë funksional, për periudhën në auditim, për shkak të mungesës së burimit radioaktiv iridium.

Kjo pajisje nuk është bërë ende funksionale, për shërbimin dhe për trajtimin e pacientëve me kancer të gjinekologjik me radioterapi. Mungesa e Brankiterapisë, për periudhën e auditimit, ka sjellë mos trajtimin e 200 pacienteve në vit ose 600 gra paciente nuk e kanë marrë këtë shërbim me radioterapi, duke përbërë faktor risku për shëndetin e tyre.

Kërkesa për vendosjen dhe bërjen funksionale të aparatit të Brankiterapisë ka qenë dhe është prioritet i Shërbimit Onkologjik, i cili në mënyrë të vazhdueshme i është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të QSUNT për sigurimin e saj.

Pajisja mjekësore tjetër që nuk është funksionale prej datës 02.11.2022 është Ortovoltazhi, për shkak të një defekti serioz që nuk lejon trajtimin e pacientëve që vuajnë nga tumoret e lëkurës (Melanoma) (karcinomave me qeliza bazale dhe skuamoze, Lentigo malinje, sarkoma kaposi, Limfomat me qeliza T, Karcinoma me qeliza bazale merkel, Tumoret e gjëndrave të djersës, tumori i buzës, etj.)

Mungesa e aparatit të Ortovoltazhit që prej datës 02.11.2022, ka sjellë mostrajtimin 200 pacientëve nuk e kanë marrë këtë shërbim me radioterapi, duke përbërë faktor risku për shëndetin e tyre. Nga PAI- Spitali Onkologjik, në mënyrë të vazhdueshme është bërë prezent shqetësimi pranë DP të QSUNT, që pajisja e Ortovoltazhit është amortizuar prej vitit 2020, me arsyetimin se ”Aparati i Ortovoltazhit në Njësinë e Radioterapisë është i instaluar në vitin 2002.

Ky aparat ka 20 vite që përdoret për trajtimin e tumoreve sipërfaqësore të lëkurës. Filtrat e aluminit janë të oksiduara, koka e aparatit nuk qëndron në gjendje fikse gjatë trajtimit për shkak të dëmtimit të frenave që e mbajnë kokën të palëvizshme, e për pasojë lëvizja e pakontrolluar e kokës gjatë procesit të trajtimit, nuk jep rezultatin dhe saktësinë e duhur të trajtimit.

Ky aparat është pa mirëmbajtje prej 7-8 vitesh, gjë që ka ndikuar mjaft në performancë dhe në cilësisë vë ne dukje KLSH. Jetëgjatësia e një aparati në Radioterapi sipas rekomandimeve ndërkombëtare të OKB dhe IAEA-së duhet të jetë 10-15 vite./Revista Monitor

 

Lajmet e fundit nga