Pajisjet me defekt, 600 gra me tumor nuk morën trajtim me radioterapi më 2022-shin
Pajisjet mjekësore me defekt dhe mungesa e medikamenteve p...

Nënkryetari i PD-së së Sali Berishës, Luçiano Boçi, në një deklaratë për mediat ka folur për dyfishimin e çmimit të referencës së pronave.
Boçi është shprehur se pas këtij vendimi qëndrojnë interesat oligarkike dhe shton se pas kësaj rritjeje vetëm ndërtuesit e mëdhenj do të mund të investojnë.
Ndër të tjera, Boçi thekson se Partia Demokratike është kundër këtij taksimi që rrit, sipas tij, barrën fiskale të familjeve dhe bizneseve, dhe shton se këto taksa janë një ekzekutim i mundësisë për kursim të familjeve shqiptare, shkollim të fëmijëve dhe një tjetër shtysë drejt falimentit për mijëra biznese të vogla.
“Nëse po mendoni të blini një apartament në Tiranë, në varësi të zonës do t'u duhet të paguani nga 5 deri në 76 përqind më shumë.
Nëse aktualisht keni një apartament apo biznes në Tiranë po kaq do të rritet edhe taksa e përvitshme që do paguani.
Kjo ndodh sepse janë rritur çmimet e referencës me vendim qeverie, botuar tashmë në Fletoren Zyrtare për 32 zonat kadastrale të Tiranës.
Rritja e çmimeve fiskale do të sjellë automatikisht rritje të pagesës vjetore të taksës së apartamenteve, të njësive tregtare dhe ndërtesave të tjera, pasi taksa llogaritet mbi vlerën e shtëpisë apo të dyqanit.
Për të dyja kategoritë pushteti vendor e llogarit vlerën e ndërtesës mbi çmimet e referencës.
Ajo që bie në sy në këtë rritje ekstreme është fakti se zonat që dikur njiheshin si të lira, si Unaza e Re, Fabrika e Miellit, ish-Fusha e Aviacionit, Yzberisht, etj., do t’i kushtojnë qytetarit 76% më shumë ose 450 euro për metër katror.
Këto zona për një kohë të gjatë kanë qenë të preferuara për familjet e reja apo ata që vinin nga rrethet me mundësi modeste financiare.
Pas këtij vendimi qëndrojnë interesat oligarkike në ndërtim, sepse pas kësaj rritjeje vetëm ndërtuesit e mëdhenj do të mund të investojnë. Të dëmtuarit e mëdhenj janë qytetarët shqiptarë dhe ndërtuesit e vegjël.
Ky vendim i Edi Ramës dhe ndërtuesve në paradhomën e tij nuk prek vetëm ata që do të blejnë nga sot e tutje, por edhe ata që kanë një shtëpi apo biznes aktualisht. Edhe atyre, pra cdo qytetari do t’u rritet barra e taksës.
Bizneset do preken edhe më shumë, deri në 91 për qind, sepse formula e llogaritjes së vlerës së taksës së ndërtesës llogaritet sa dyfishi i çmimit fiskal për metër katror të apartamenteve.
Kësaj nuk do t'i shpëtojnë as parkimet e mbyllura dhe bodrumet do që të rriten nga 2 deri në 78% për 32 zonat kadastrale të Tiranës.
Po ashtu rritje ka edhe për pronarët e fabrikave prodhuese, depove, magazinave dhe atyre të parkimeve të hapura.
Partia Demokratike është kundër këtij taksimi që shton barrën fiskale të familjeve dhe bizneseve. Këto taksa janë një ekzekutim i mundësisë për kursim të familjeve shqiptare, shkollim të fëmijëve dhe një tjetër shtysë drejt falimentit për mijëra biznese të vogla.
Me ardhjen tonë në drejtimin e vendit ne do t’i ulim të gjitha këto taksa dhe e cilësojmë rritjen e tyre një masë çnjerëzore të qeverisë Rama.”-deklaroi Boçi./CNA
Pajisjet mjekësore me defekt dhe mungesa e medikamenteve p...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë inspek...
Kryeministri Edi Rama ka qetesuar mjekët duke bërë me dije...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të martë një inspe...
Liqeni i hidrocentralit të Fierzës më i rëndësishmi në kas...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar këtë të martë f...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se përmes portalit o...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, gjatë një deklaratë pë...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një deklaratë për m...
Po shtohen kostot për agjencitë e pasurive të paluajtshme ...
Ministria e Mbrojtjes, pasi është bazuar tek informacioni ...
Dhënia me qira e truallit nga ana e pushtetit vendor është...
OSSH ka shpallur masat që do të marrë ditën e nesërme dhe ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar batutën e kryem...
Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Jeta Deda ...
Pas një fitoreje të jashtëzakonshme në 29 korrik, ku në di...
Kreshnik Spahiu ka deklaruar se gjendja e autostradave në ...
Instituti i Gjeoshkencës ka bërë me dije se ditën e nesërm...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij d...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, i është përgjigjur r...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...