
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë publik raportin e auditimit në Spitalin Universitar të Traumës, Tiranë.
KLSH ka renditur një sërë shkeljesh të bëra nga ky institucion.
Rezulton se Spitali Universitar i Traumës nuk ka ambient dhe nuk është i pajisur me frigorifer-morg, për të bërë administrimin e trupave të pacientëve që ndërrojnë jetë në SUT.
Në vitin 2021 pranë këtij spitali kanë ndërruar jetë 90 pacientë.
"Sipas raportit SUT nuk ka ambient dhe nuk është i pajisur me frigorifer-morg, për të bërë administrimin e trupave të pacientëve që ndërrojnë jetë në SUT.
Në vitin 2021 pranë këtij spitali kanë nderuar jetë 90 pacientë. SUT nuk ka krijuar ambiente të përshtatshme për të ushtruar veprimtarinë e tyre ligjore nga strukturat përgjegjëse të parashikuara në legjislacionin në fuqi."
KLSH ka rekomanduar që:
"Titullari i Institucionit në bashkëpunim me MSHMS dhe Ministrinë e Drejtësisë, të marrë masa dhe të krijojë ambiente të përshtatshme sipas standardeve të kërkuara për të bërë administrimin e trupave të pacientëve që ndërrojnë jetë në SUT."
Po ashtu një tjetër shkelje që përmendet në raportin e KLSH është se në Spitalin e Traumës ka pajisje mjekësore që janë jashtë funksionit dhe të rrezikshme për shëndetin e pacientëve dhe personelit spitalor.
“Inventarizimi i pajisjeve mjekësore, nga auditimi rezulton se në SUT gjendet një sasi e konsiderueshme e pajisjeve mjekësore në vlerën 38,731,930 lekë që janë jashtë funksionit dhe të rrezikshme për shëndetin e pacientëve dhe personelit spitalor. Asnjë nga pajisjet mjekësore pjesë e inventarit të SUT nuk janë regjistruar në sistemin Clingo të Qendrës Kombëtare të Inxhinierisë Biomjekësore.
Titullarët e institucionit për periudhën objekt auditimi nuk kanë zbatuar dhe ndjekur politikat kombëtare për menaxhimin e pajisjeve mjekësore në Shqipëri, të cilat janë përcaktuar qartë në urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë nr. 3272, datë 11.09.2007 “Politika Kombëtare për Menaxhimin e Pajisjeve Mjekësore në Shqipëri.”
Në raport jepet se është përgjegjësi e drejtorit të spitalit për zhvillimin e procedurës për mënyrën e raportimit të ngjarjeve të padëshirueshme dhe marrjen e sinjaleve të alarmit nga pajisjet mjekësore si dhe njohjen e personelit mjekësor me këto procedura.
KLSH ka rekomanduar që:
"SUT në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Inxhinierisë Biomjekësore të bëjë vlerësimin mbi gjendjen aktuale të funksionimit të pajisjeve mjekësore dhe mundësisë së vënies së tyre në funksion për pajisjet mjekësore që nuk punojnë dhe njëkohësisht nga ana e SUT të ndiqen procedurat ligjore në fuqi për asgjësimin e pajisjeve mjekësore që janë jashtë përdorimit."/ CNA
Zyrtarisht janë shpallur kandidaturat për anëtarë të K...
Të paktën 10,000 njerëz janë të zhdukur pas një stuhie të ...
Edhe pse jemi në muajin shtator, sezoni veror duket se nuk...
Rudina Hajdari pas homazheve në përkujtim të Azem Hajdarit...
Pas homazheve në përkujtim të Azem Hajdarit, në 25-vjetori...
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Marikaj ku ka dorëzua...
Komisioni i Ligjeve ka miratuar këtë të martë ndryshimet n...
Arjan Curi kërkon gjithmonë të marrë vëmendje duke art...
Dita e dytë e shkollës ka nisur me një ngjarje jo të kënds...
Nisma "Thurje" ka denoncuar sot në SPAK ish-ministren e Bu...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e ...
Komisioni i sotëm i Edukimit është shoqëruar me debate të ...
Ish-deputeti socialist, Spartak Braho, është paraqitur në ...
Ditën e sotme në Komisionin e Edukimit është zbardhur shkr...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në mbledhjen e...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zhvilluar një taki...
Deputeti Ervin Salianji, i njohur si “Babalja” ka kërkuar ...
Rreth 10.7% e forces aktive për punë ishte e papunë në tre...
Ministrat e rinj të emëruar nga kryeministri Edi Rama,...
Lulzim Basha i PD-së së vulës, ka përkujtuar sot Azem Hajd...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...