Sondazh/ A duhet t'u mbahet diploma studentëve duke i detyruar të punojnë në Shqipëri?
CNA ka hapur një sondazh, ku pyet shqiptarët për planin e ...

Shifra totale e ndarë sipas shkeljeve u prezantua të mërkurën nga kryetari i KLSH-së, Arben Shehu, gjatë raportimit vjetor në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ku trajtoheshin gjetjet dhe problematikat e identifikuara nga KLSH gjatë auditimeve të kryera në institucionet publike.
Raporti i KLSH-së u bazua mbi 177 auditime në 205 subjekte dhe klasifikoi shkeljet sipas dëm ekonomik, parregullsi/paligjshmëri me efekte negative financiare në financat publike.
Nga auditimi i KLSH-së u konstatua; 1.5 miliardë lekë dëm ekonomik për parregullsi dhe shkelje financiare; 88.5 miliadë lekë për paligjshmëri ligjore me ndikim në performancë; 10.5 miliardë lekë dëm për mangësi në zbatimin e legjislacionit tatimor për qeverisjen lokale; 12.7 miliardë për shkeljet e disiplinës buxhetore në realizimin e investimeve; 18.3 miliardë lekë dëm në keqadministrim dhe mangësi në monitorim të qerasë 1 euro të tokave bujqësore dhe 107.5 miliardë lekë dëm për mangësi në aktivitetin kontrollues me ndikim në të ardhurat tatimore e doganore.
Në total janë gjetur 5 420 shkelje dhe janë dhënë mbi 5 mijë masa për përmirësimin e punës dhe efikasitetin e këtyre institucioneve.
KLSH ka gjetur gjithashtu shkelje në zbatimin e kontratave koncesionare/PPP, që sipas raportit, “rezulton se janë kryer pagesa për vitet e kaluara në vlerën prej 15 292,593 mijë lekë ose 2.5 % e shpenzimeve gjithsej për to, të cilat përbëjnë risk të shtuar për krijimin e detyrimeve të prapambetura”.
Duke përmbledhur shkeljet e gjetura, Shehu u tha deputetëve se: “kemi evidentuar raste të përdorimit të fondeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet në fushën e prokurimit publik, shkelje të disiplinës buxhetore në programimin dhe realizimin e shpenzimeve publike me pasojë krijimin e detyrimeve të prapambetura, parregullsi dhe shkelje në administrimin e të ardhurave tatimore si dhe në keqadministrimin e pronës publike dhe mjedisit”.
Në këtë kuadër ai sugjeroi se është e nevojshme të rishikohet kuadri ligjor si dhe orientimi i ndërhyrjes së qeverisë në, atë që ai e quajti, “raportin kosto-përfitim për çdo projekt me financim të buxhetit të shtetit”.
Ai bëri të ditur se në bazë të këtyre gjetjeve, KLSH ka referuar në organet kompetente 4 kallëzime penale pranë Prokurorive të rretheve gjyqësore për 16 zyrtarë të niveleve të ndryshme.
Në të paktën 7 raste, shtoi Shehu, vendimet e tij për trajtim tekniko-juridik për vlerësim të elementëve penalë janë referuar pranë organit të prokurorisë dhe më pas i janë dërguar Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Deputetët vunë në dukje shifrën e lartë të dëmit në krahasim me vitet e tjera, por zyrtarët e KLSH-së e lidhën këtë shifër dhe me institucionet e monitoruara, duke iu referuar monitorimit të drejtorisë tatimore dhe të doganave të Tiranës apo Durrësit, që mbajnë peshën më të lartë në raport me gjithë sektorin.
Relatorja e komisionit, Enslemvera Zake vlerësoi se KLSH kishte përmbushur përgjegjësitë ligjore, duke u bazuar në monitorimin e Kuvendit, dhe se kishte zbatuar rekomandimet e lëna një vit më parë.
Ajo vuri në dukje se ka rënë numri i kallëzimeve penale, por Shehu tha se është në komunikim të vazhdueshëm me prokurorinë dhe punohet në mënyrë paralele për konstatimet e shkeljeve të ligjit penal./ BIRN
CNA ka hapur një sondazh, ku pyet shqiptarët për planin e ...
Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë disa ndryshi...
Godina e Gjykatës Kushtetuese do t’i nënshtrohet rikonstru...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me justifikimet dh...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka shpjeguar detajet mbi ...
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shën...
Kryeministri Edi Rama nuk ka marrë parasysh kërkesat e stu...
Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të përgjigjet pas deklar...
Ish-kryetari i PD-së së vulës, i cili kërkon sërish të mar...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së së vulës, Gazment Bardh...
Sot është mbledhur Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese. ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqiëpria ësh...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka folur në lidhje m...
Sot është një ditë feste për familjen Berisha. Ish-kryemi...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë ...
“United States of America and Albania – 1914-1961: Sta...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Mad...
Në Shqipëri, një studim i Qendrës Open Data Albania zbuloi...
“Emri tjetër i New York-ut është West Albania” Kështu ësh...
Nisur nga fenomeni i fëmijëve në situatë rruge, situatë e ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...