Gjykata Kushtetuese do t’i nënshtrohet rikonstruksionit/ Sa është fondi i vënë në dispozicion
Godina e Gjykatës Kushtetuese do t’i nënshtrohet rikonstru...

Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë disa ndryshime në vendimin për agjencitë e shërbimit funeral.
Ndryshimet parashikojnë licencimin e agjencive të shërbimit funeral nga bashkitë për ushtrimin e aktivitetit të shërbimit funeral dhe/ose ofrimin e shërbimit për shtëpi funerale.
Njësitë e vetëqeverisjes vendore brenda 6 muajve duhet të miratojnë kriteret dhe kushtet plotësuese që agjencitë duhet të plotësojnë në lidhje me kapacitetet teknike dhe burimet njerëzore.
Nëse agjencitë nuk i plotësojnë këto kritere brenda 6 muajve nga miratimi i tyre, atëherë ato nuk licencohen.
Pra, agjencitë e shërbimit funeral që ushtrojnë aktualisht aktivitetin e tyre duhet të plotësojnë kriteret dhe kushtet për licencim, brenda 6 muajve nga miratimi i tyre nga bashkitë.
Venidmi i plotë:
VENDIM PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.711, DATË 29.10.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR ADMINISTRIMIN DHE FUNKSIONIMIN E VARREZAVE NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË””
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 3/d, të ligjit nr.9220, datë 15.4.2004, “Për administrimin e shërbimit të varrimit”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në rregulloren “Për administrimin dhe funksionimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë”, miratuar me vendimin nr.711, datë 29.10.2014, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Pas pikës 21, të nenit 3, shtohet pika 22, me këtë përmbajtje:
“22. “Shtëpi funerale” është ambienti i padukshëm nga jashtë, i cili shërben si shtëpi pritjeje për kryerjen e ritualeve të lamtumirës dhe riteve të tjera në nderim të personave të vdekur.”.
2. Në nenin 36 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
a) Fjalia e parë, e pikës 2, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Agjencitë e shërbimit funeral licencohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore për ushtrimin e aktivitetit të shërbimit funeral dhe/ose ofrimin e shërbimit për shtëpi funerale, në drejtim të: …”.
b) Pas pikës 3 shtohet pika 4, me këtë përmbajtje:
“4. Njësitë e vetëqeverisjes vendore parashikojnë kriteret dhe kushtet plotësuese që agjencitë e shërbimit funeral duhet të plotësojnë për ushtrimin e aktivitetit të shërbimit funeral dhe/ose ofrimin e shërbimit për shtëpi funerale, në lidhje me kapacitetet teknike dhe burimet njerëzore.”.
3. Në nenin 39 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
a) Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Agjencitë dhe shtëpitë funerale duhet të zhvillojnë aktivitetin, si: plotësimi i formaliteteve, shitja e artikujve të varrimit dhe çdo aktivitet tjetër që lidhet me funeralin, brenda ambienteve të miratuara dhe që janë jo të dukshëm nga jashtë.”.
b) Pas pikës 4 shtohet pika 5, me këtë përmbajtje:
“5. Njësitë e vetëqeverisjes vendore kontrollojnë agjencitë e shërbimit funeral dhe shtëpitë funerale për plotësimin dhe respektimin e kushteve e të kritereve për ushtrimin e aktivitetit të tyre, të parashikuara në këtë vendim dhe në rregullat e vendosura nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, lidhur me kapacitetet tekinke dhe burimet njerëzore.”.
II. DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT
1. Njësitë e vetëqeverisjes vendore, brenda 6 (gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, duhet të miratojnë kriteret dhe kushtet plotësuese që agjencitë e shërbimit funeral duhet të plotësojnë për ushtrimin e aktivitetit në lidhje me kapacitetet teknike dhe burimet njerëzore.
2. Agjencitë, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, duhet të plotësojnë kriteret dhe kushtet për licencim, brenda 6 muajve nga miratimi i tyre nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.
3. Nëse pas afatit 6-mujor nga data e miratimit të rregullave të vendosura nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, agjencitë nuk i plotësojnë kriteret dhe kushtet e vendosura, ato nuk licencohen.
4. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./ CNA.al
Godina e Gjykatës Kushtetuese do t’i nënshtrohet rikonstru...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me justifikimet dh...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka shpjeguar detajet mbi ...
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shën...
Kryeministri Edi Rama nuk ka marrë parasysh kërkesat e stu...
Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të përgjigjet pas deklar...
Ish-kryetari i PD-së së vulës, i cili kërkon sërish të mar...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së së vulës, Gazment Bardh...
Sot është mbledhur Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese. ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqiëpria ësh...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka folur në lidhje m...
Sot është një ditë feste për familjen Berisha. Ish-kryemi...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë ...
“United States of America and Albania – 1914-1961: Sta...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Mad...
Në Shqipëri, një studim i Qendrës Open Data Albania zbuloi...
“Emri tjetër i New York-ut është West Albania” Kështu ësh...
Nisur nga fenomeni i fëmijëve në situatë rruge, situatë e ...
Ministrja Delina Ibrahimaj është shprehur se në vitin ...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka kërkuar zhbërjen e proces...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...