LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luigi Soreca takohet me Presidentin Begaj/ Inkurajon Shqipërinë të mbështesë politikat e BE-së

12 Shtator 2023, 18:49, Aktualitet CNA

Luigi Soreca takohet me Presidentin Begaj/ Inkurajon Shqipërinë

Ambasadori Luigi Soreca, i Ngarkuari me Punë i Bashkimit Europian në Shqipëri, u takua ditën e sotme me Presidentin Bajram Begaj.

Fokusi diskutimi mes Soreca dhe  Begajt ka qenë procesi i integrimit të Shqipërisë në BE.

Në njoftim e bërë public në rrjetet sociale në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian në ShqipërI thuhet se ky takim vjen “në një moment kyç për zgjerimin e BE-së”.

Ambasadori Soreca inkurajoi Shqipërinë që të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të BE-së dhe vlerësoi rolin e Shqipërisë si një aktor konstruktiv rajonal.

“Së bashku me Shqipërinë, ne vazhdojmë rrugëtimin drejt një Evrope më të qëndrueshme, më të sigurt dhe më të begatë”, thuhet në njoftimin e Delegacionit të BE-së./ CNA

Lajmet e fundit nga