“Presion ndaj gjykatës”/Manjani ia thotë troç Dumës: Bëj emision me pronarët e Top Channel për lidhjen me inceneratorët
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u shpreh qartazi n...

Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social "Facebook" ka pulbikuar një koment të gjatë me titull "Tre Konsiderata në një ditë", ku përmes rreshtash ka thënë mendimet e tij për disa çështje, ndër to edhe sistemin e Drejtësisë, ku sipas tij është arritur që qeveria të mos ketë asnjë ndikim te vendimet e drejtësisë.
Sipas tij sot, për herë të parë në historinë e shtetit të saj, Shqipëria po e nxjerr kokën mbi ujin e ndenjur të pandëshkueshmërisë sistemike 100 e kusur vjeçare.
Këtu përmend hetimin dhe ndjekjen e pavarur penale për një sërë zyrtarësh të lartë të lidhur me pushtetin politik të radhës, përfshirë njërin prej zëvendëskryeministrave të tij Arben Ahmetaj, i cili është në kërkim.
E ndërsa prangat janë kthyer në një alarm për shumë nga zyrtarë dhe bashkëpunëtorë të tij, Rama shkruan se lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar vetëm do të thellohet, pavarësisht dhimbjeve e kostove.
"Shumica parlamentare dhe qeveria që unë drejtoj, kanë ideuar e mbështetur vendosmërisht një reformë aq të thellë dhe aq thellësisht europizuese të sistemit drejtësisë, saqë sot, për herë të parë në historinë e shtetit të saj, Shqipëria po e nxjerr kokën mbi ujin e ndenjur të pandëshkueshmërisë sistemike 100 e kusur vjeçare. Hetimi dhe ndjekja e pavarur penale e një sërë zyrtarësh të lartë të lidhur me pushtetin politik të radhës, përfshirë njërin prej zëvendëskryeministrave të mi të mëparshëm, janë prova kokëfortë e një ndryshimi epokal në jetën e vendit tonë. Shumë thanë se nuk do të ndodhte kurrë në Shqipëri që të prekeshin të pushtetshmit, por kjo tanimë është e qartë që po ndodh. Të tjerë thanë se qeveria do t’i kontrollonte gjithsesi organet e reja të drejtësisë, por kjo tanimë është e qartë që nuk ndodh.
Ndonjë po thotë se kur vjen puna te ndonjë patate shumë e nxehtë në duart e drejtësisë, si ajo e zotit Beleri, unë duhet të ndërhyj e ta hedh pataten në det, por kjo nuk ka për të ndodhur kurrsesi. Dhe unë vetëm do të përsëris deri në bezdi për shumëkënd, se lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar vetëm do të thellohet, pavarësisht dhimbjeve e kostove, sepse kjo luftë është e drejtë dhe e domosdoshme për Shqipërinë Evropiane të të gjithë fëmijëve të këtij vendi. Fatkeqësisht, hija e stereotipit se korrupsioni është mënyra e jetesës në Ballkan dhe të gjithë janë njësoj, prandaj të gjithë duhen treguar me gisht, çfarëdo që të bëjnë për të provuar të kundërtën, shtrihet deri mbi çatitë e zyrave të kryeqyteteve perëndimore.
Mungesa e sukseseve në hetimet, ndjekjet penale dhe gjykimet e korrupsionit në nivel të lartë, janë avazi që i përsëritet çdo vit nga të katër anët Ballkanit Perëndimor në tërësi dhe Shqipërisë po njësoj. Raportet 'copy paste' nga viti i mëparshëm janë bërë modë dhe institucione të rëndësishme apo organizata me emër të madh, i rishtypin ato me ndonjë të re që është po aq e vjetër sa të mëparshmet, bazuar në anketime e perceptime që mblidhen nën hijen e atij stereotipi.
Por fatmirësisht, ne e dimë më mirë se kushdo edhe sa shumë gjëra kanë ndryshuar, po edhe sa shumë gjëra duhen ndryshuar akoma dhe nëse ka një vend në këtë rajon, i cili meriton shumë më tepër respekt, madje edhe lëvdata inkurajuese për faktet e lidhura me këtë luftë, ky vend është Shqipëria. Megjithatë, të gjithë duhet ta dinë, se edhe pse disa fjalë të mira dhe plotësisht të merituara, do të na gëzonin si shenjë respekti, përsëritja e të njëjtit avaz nuk na mërzit fare, sepse ne nuk po e bëjmë këtë luftë as për Brukselin, as për Berlinin apo Uashingtonin, po për fëmijët e sotëm të Shqipërisë së nesërme", shkruan Rama ndër të tjera./ CNA
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u shpreh qartazi n...
Ministri i Brendshëm, Taulant Blla ka deklaruar se është g...
DW: Znj. kryetare, afera e inceneratorëve dhe ajo e steril...
Presidenti i Shqipërisë, Barjam Begaj ka përcjellë mesazh ...
Shtetet e Bashkuara u kanë dërguar një mesazh autorite...
Teksa projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës...
Ditën e sotme Flutura Açka dha dorëheqjen nga detyra s...
Jashar Maja, njëri nga të dhunuarit me shkopa bejsboll...
CNA ka hapur një sondazh për Europianin që do të zhvillohe...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga kantieri ...
Ambasadori Luigi Soreca, i Ngarkuari me Punë i Bashkimit E...
Në hapjen e punës së Komisionit Parlamentar për Edukim dhe...
Një anije lundrimi me 206 pasagjerë është bllokuar në një ...
Universiteti “Western Balkans” do të ofrojë bursa studimi ...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka m...
1940 - Në shpellën Lasko në Francë zbulohet një koleksion ...
Mitropoliti i Korçës, Imzot Joan Pelushi, ka marrë pjesë n...
Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në...
Thellohet më tej skandali në Spitalin Universitar të Traum...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka ndarë me të...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...