LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goditi me sende të forta policin/ Arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

14 Shtator 2023, 13:11, Aktualitet CNA
Goditi me sende të forta policin/ Arrestohet 57-vjeçari në
Foto ilustruese

Një 57-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka goditur një punonjës policie.

I arrestuari është 57-vjeçari me inicialet Z. M., banues në Tiranë.

Ai ka goditur me send të forta një punonjës të Policisë Bashkiake.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./ CNA

Lajmet e fundit nga