LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzohet për blerje votash në Himarë/ GJKKO kalon për gjykim çështjen për Fredi Belerin

14 Shtator 2023, 16:18, Aktualitet CNA

Akuzohet për blerje votash në Himarë/ GJKKO kalon për gjykim

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen për çështjen e kandidatit që fitoi zgjedhjet në Bashkinë Himarë, Fredi Beleri. 

Fredi Beleri ndodhet në burg nën akuzën për blerje votash. 

Avokati i Belerit në një komunikim për mediat u shpreh se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, po mbahet në burg politikisht.

Edhe vetë Beleri në deklaratat e tij të dhëna nga burgu për mediat greke është shprehur se mbajtja e tij në burg është politike dhe se është i vetmi që është mbajtur në burg pë krim elektoral në këto 33 vite. 

I madh ka qenë interesi nga mediat greke për këtë çështje ku nuk kanë munguar as intervistat e kryeministrit Edi Rama. 

Rama është shprehur se është një çështje që u përket autoriteteve të drejtësisë./ CNA

Lajmet e fundit nga