
Fituesi i zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës Fredi Beleri në një intervistë nga burgu për gazetën greke Kathimerini ka bërë apel për lirimin e tij nga burgu.
Ai thotë se qëndrimi ndaj tij është qartësisht hakmarrës dhe sipas tij ka precedent të mëparshëm për rastin në fjalë.
“Më vjen mirë që Rama bëri autokritikë për sulmin e padrejtë, megjithatë, unë vazhdoj të mbetem në burg. Ndërsa jam në paraburgim dhe i pa dënuar, më ndalohet të ushtroj të drejtat e mia civile dhe të betohem si kryetar bashkie. Cili ligj thotë se nuk mund të betohem gjatë kohës që jam në paraburgim? Ka një precedent me dy deputetë të zgjedhur, në vitin 2001 Azgan Haklaj dhe në 2015 Mark Frroku, të cilët u betuan gjatë kohës që ishin në paraburgim. Ju a thashë dhe do ta them përsëri, qëndrimi deri më sot në postin e kryetarit të Bashkisë Himarë e kundërshtarit tim të mundur në zgjedhjet e majit është e pajustifikuar dhe e papranueshme politikisht dhe moralisht. Qëndrimi ndaj meje është qartësisht hakmarrës. Ka precedent si në vitin 2001 ashtu edhe në vitin 2015 me dy deputetë të zgjedhur të betuar gjatë qëndrimit në paraburgim. E gjithë kjo, ndjekjen time penale e bën politike dhe drejtësinë të dobët. Mohimi i të drejtave të mia civile dhe shpërfillja e prezumimit të pafajësisë më dëmton mua dhe banorët e Himarës, por mbi të gjitha dëmton imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë.”
Beleri ka treguar se është arrestuar teksa po pinte kafe me miqtë e tij dhe se në “33 vitet që ka rënë komunizmi dhe dëgjojmë për krime elektorale, vetëm një person është arrestuar dhe ky jam unë dhe jam me origjinë greke”.
“Dhe ata që gjykojnë gjykohen. Unë do t'ju përshkruaj sa më thjeshtë të mundem, atë që ka ndodhur në 4 muajt e fundit. Policia fillon të më përgjojë me praktikat e sigurimit të shërbimit sekret të Hoxhës, të cilat janë të ndaluara që në vitet 1990. Për të më përgjuar rekrutuan një person të dënuar në vitin 2020 për mashtrim, i cili është marrë nga sigurimi i shtetit 15 ditë para kryerjes së krimit të pretenduar. Miratimi për përgjim u dha më mbrapa, pasi jam arrestuar, nga një prokuror inkompetent. Si kandidat për kryetar bashkie më arrestojnë teksa pija kafe me miqtë e mi dhe ky quhet arrestim në flagrancë. Gjyqtarët që nisën procedimin ndaj meje dhe vendosën paraburgimin tim janë të gjithë ish-zyrtarë apo miq të afërt me Partinë Socialiste Shqiptare. Më e rëndësishmja! Askund në regjistrimet e paligjshme nuk shfaqem duke dhënë para apo të pranoj të jap para për të blerë vota.
Po pengohem të betohem si kryetar bashkie sepse prokurori përdori një dokument të falsifikuar të gjoja dënimit tim në të shkuarën. Në të njëjtën kohë, dëshmia ime penale, e lëshuar elektronikisht nga sistemi, tregon qe jam i padënuar. Po mbahem në burg prej 115 ditësh për gjoja blerje votash për shumën totale prej 340 euro. Për analogji, po të më akuzonin për 1.000.000 euro, siç akuzojnë shumë ish-ministra dhe bashkëpunëtorë të zotit Rama, do të burgosesha për 913 vjet! Në zgjedhjet vendore të majit janë raportuar 35 raste të parregullsive zgjedhore por vetëm mua më është caktuar masa e paraburgimit. Edhe më keq! Në 33 vitet që ka rënë komunizmi dhe dëgjojmë për krime elektorale, vetëm një person është arrestuar dhe ky jam unë dhe jam me origjinë greke. Prandaj nuk mjafton vetëm të flasim për drejtësi dhe reforma të pavarura. Ato duhet të vërtetohen edhe në praktikë.”
Fituesi i zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës Fredi Beleri në...
Fituesi i zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës Fredi Beleri si...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të vizitojë Shqipër...
Të hënën më 4 shtator ora 10:00 nis sesioni i ri parlament...
Lulzim Basha organizoi dhe një mbledhje, ku në një ambient...
Janë zbardhur emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të P...
Lulzim Basha kreu i Partisë Demokratike të vulës pasi mori...
Një 33 vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi akuzoh...
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe ...
Një skandal u regjistrua më 15 gusht të këtij viti në Llam...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca, ka dhënë një mes...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social "Face...
Kryebashkiaku Erion Veliaj takoi ditën e djeshme djali...
Prej disa ditësh, ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet ...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka reaguar...
Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të vizitojë Shqipër...
Pasi përçau Partinë Demokratike, kreu i partisë së vulës m...
Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj ka reaguar lidhur me ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj tha se në...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...