web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

115 ditë në burg/ Fredi Beleri: Stafi më trajton mire,  tragjikja është…

3 Shtator 2023, 20:23, Aktualitet CNA

115 ditë në burg/ Fredi Beleri: Stafi më trajton mire,

Fituesi i zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës Fredi Beleri siç dhe e kishte paralajmëruar ka dhënë një intervistë nga burgu për gazetën greke Kathimerini.

Ai ka treguar se si është gjendja e tij.

Beleri shprehet se stafi e trajton mirë dhe se morali është i lartë por sipas tij Tragjikja është se edhe pas të gjitha këtyre vazhdon të mbetet kryetar bashkie njeriu që populli i Himarës vendosi me votën e tij ta dërgojë në shtëpi.

Pjesë nga intervista:

- Zoti Beleri, sot e diel 3 shtator, mbushni 115 ditë burg. Personalisht si jeni?

Kushtet në të cilat jetoj janë ato të një burgu shqiptar. Stafi më trajton mirë. Morali im është jashtëzakonisht i lartë. E përforcon hidhërimi që ndjej për padrejtësinë që më është bërë. A e dini se si është të jesh i burgosur padrejtësisht? Të mundohen të terrorizojnë qytetarët e Himarës? Ata të mos thyhen dhe të të zgjedhin kryetar bashkie, dhe në fund të të ndalojnë betimin? Tragjikja është se edhe pas të gjitha këtyre vazhdon të mbetet kryetar bashkie njeriu që populli i Himarës vendosi me votën e tij ta dërgojë në shtëpi. Kjo është ajo për të cilën askush nuk flet./ CNA





Lajmet e fundit nga