
Blindimi i PD/ Vjen paralajmërimi i fortë për Bashën: Nesër selia do jetë e demokratëve
Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD kanë mbërritur s...
RENEA ka zhvilluar kontrolle të befasishme në disa qytete me qëllim kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, që posedojnë dhe shpërndajnë lëndë narkotike apo ushtrojnë veprimtari të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit.
Sipas informacioneve zyrtare, si rezultat i kontrolleve të befasishme në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër u kapën dhe u arrestuan 19 persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjatë kontrolleve në Tiranë, Nikël/Krujë, Lezhë dhe Vlorë u sekuestruan dy armë zjarri pistoleta, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë, shuma të konsiderueshme parash, aparate celulare, çipsa dhe letra bixhozi.
Në Nikël u kapën dhe u arrestuan në flagrancë për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike?, ?Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve? dhe ?Moskallëzim krimi?, shtetasit Z. H., 22 vjeç, G. H., 23 vjeç dhe M. H., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në një lokal, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, muncion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje.
Në Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi G. M., 31 vjeç, pasi në lagjen ?1 Maji?, Vlorë, në ambientet e lokalit të tij, këtij shtetasi gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë.
Në Gjirokastër është kapur dhe vënë në pranga një person në kërkim ndërkombëtar, konkretisht shtetasi Klement Shehu, 39 vjeç, banues në Libohovë, Gjirokastër. Gjykata e Apelit Romë/Itali, në vitin 2019, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale ?Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës ?, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 21 ditë burgim.
Në Tiranë u arrestuan në flagrancë shtetasit:
O. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi kishte përshtatuar lokalin, për organizimin e lotarive të palejuara, me anë të aparatit celular;
A. U., 21 vjeç, sepse në rrugën ?Abdi Bej Toptani?, kishte përshtatuar lokalin, për organizimin e lotarive të palejuara, me anë të aparatit celular;
M. P., 43 vjeç, sepse në fshatin Picar, kishte përshtatuar lokalin, për organizimin e lotarive të palejuara, me anë të aparatit celular;
M. D., 32 vjeç, banues në Kavajë, pasi në lokalin e tij, me anë të aparatit celular, organizonte lotari të palejuara, me klientë të ndryshëm.
A. D., E. S. dhe L. T., banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Arbrit, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit L. T., u gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Gjithashtu u proceduan penalisht 4 shtetas, për veprat penale ?Organizimi i lotarive të palejuara? dhe ?Moskallëzim krimi?.
Në Lezhë janë arrestuar në flagrancë shtetasit: G. N., 34 vjeç, pronari i një lokali në Shënkollë dhe A. K., 25 vjeç, pronari i një lokali në Zejmen, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe shtetasit A. B., 52 vjeç, A. M., 38 vjeç, J. L., 37 vjeç, R. Gj., 23 vjeç, E. N., 30 vjeç (klientë në lokal), pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.
Kontrollet do vijojnë në gjithë territorin, për të parandaluar e goditur paligjshmërinë dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë e reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD kanë mbërritur s...
Gazeta “Shqip” e Vjollca Hoxhës nuk e ndal propagandën për ...
Anëtarë të Komisionit për Rithemelimin e PD do të jenë edhe ...
Nga Bujar NISHANIPartia Demokratike e Shqipërisë u themelua ...
Partitë Popullore Europiane kanë reaguar në lidhje me situat...
Biznesmeni Myftar Lumeshi, ka reaguar pas akuzave të rënda t...
Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha kanë mbërritur që në orët e ...
Dy persona janë arrestuar në lidhje me skandalin e publikimi...
Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ashpër pas daljes së pamj...
Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Flo...
Bunkerizimi i PD nga Lulzim Basha është një nga veprimet më ...
Lulzim Basha, ashtu edhe si herët e tjera, doli dhe foli nga...
Mashtrimi i Lulzim Bashës ka dalë në shesh. Ndërsa ishte i f...
Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha tha se janë marrëzira...
Lulzim Basha prej disa kohësh ka nisur të akuzojë persona të...
Lulzim Basha pas bunkerizimit të PD, ka nisur show-et mediat...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi i ka bërë ftesë pu...
Bunkerizimi i Partisë Demokratike nga Lulzim Basha ka kaluar...
Skandalet e Lulzim Bashës nuk kanë të ndaluar.Pas blindimit ...
Pas blindimit të selisë së PD nga Lulzim Basha, dera është h...
CNA.al ka zbardhur një skemë të plotë, ku ka treguar m...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim ...
Një nxënëse në një shkollë në Kamëz është gjobitur nga...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte rastin e Mirela...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, po hetohet ng...
Helidon Bendo që prej rreth pesë vitesh drejton Shërbi...
Prokurori i Durrësit, Arben Sharra, përballet nesër me...
Me 21 mars 2022, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 42-vje...
Katër alpinistë raportohet se kanë mbetur të bllokuar ...
Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore në të...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Elb...
Vendi, javën e ardhshme do të ketë ndikimin e masave a...
Vendi ynë do të jetë me diell përgjatë bregdetit dhe k...
Në Shqipëri ka nisur të ndihet mungesa e fuqisë punëto...
Banorët e Kuçovës bashkëjetojnë me puset dhe pellgjet ...
Presidenti Joe Biden vlerësoi aleancën globale që po p...
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha të dielën se...
Male të larta me maja të mbuluara me borë, lëndina me ...
Ushtria ruse ka goditur me raketa kryeqytetin uk...
Viti 2021 tregon që kultura nisi të merrte jetë sërish...
Në një intervistë, kompozitori i mirënjohur Limos Dizd...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Regjisorja e njohur nga Kosova, Vjosa Berisha, ka humb...
Në vitin 2021, prodhimi i perimeve është 1.338.218 ton...
Sot euro blihet me 117.8 Lekë dhe shitet me 123.8 Lekë...
Fatura e energjisë elektrike për muajin qershor i ka k...
Eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj, ka komentuar proje...