Ish ministri në burg, Klodian Zoto në kërkim/ Gazeta “Shqip” e Vjollca Hoxhës vijon propagandën për inceneratorët

7 Janar 2022, 09:28, Politikë CNA
Ish ministri në burg, Klodian Zoto në kërkim/ Gazeta

Gazeta ?Shqip? e Vjollca Hoxhës  nuk e ndal propagandën për inceneratorët.

Me anë të një artikull në Shqip online,  është ndalur tek landfilli i Sharrës, duke e propaganduar si  histori suksesi që u shërben studentëve të inxhinierisë së Mjedisit për të kryer praktikën.

?Ishte hera e parë për këtë brez studentësh të departamentit të Inxhinierisë së Mjedisit (master) që bënin praktikën mësimore në një zonë të vërtetë ku trajtohen mbetje.

Gjatë leksionit në terren, që zgjati përreth 3 orë aq sa ishin dhe orët e tyre të mësimit, ata panë nga afër të gjithë veprat e një prej projekteve më të mëdha në Ballkan për menxhimin e integruar të mbetjeve.  Kapanoni i selektimit të mbetjeve, landfillet për depozitimin e tipologjive të ndryshme të mbetjeve, impianti i trajtimit të ujërave, impianti i kaptimit të biogazit, ishin disa nga objektet për të cilat studentët kishin marrë vetëm njohuri në teori në auditore?, thuhet në artikull.

Ky propagandim bëhet në një kohë që afera korruptive e inceneratorëve, është në duar të SPAK-ut, i cili edhe pse ka firmosur disa arrestime po vijon ende  hetimet.

Në hetime është edhe inceneratori i Tiranës, që i bën propagandë gazeta e Vjollca Hoxhës e drejtuar nga Endrit Habilaj,  siç ka konfirmuar më herët drejtuesi i SPAK, Arben Kraja për mediat.

Në pranga deri më tani është vënë ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ndërsa është shpallur në kërkim dy nga njerëzit e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

Nga ana tjetër gazeta Shqip e Vjollca Hoxhës,  përballë këtij fakti nuk resht së bëri propagandë.

Pra, situata  është e tillë që Klodian Zoto është në arrati pasi është shpallur në kërkim, një ishministër është në burg dhe të tjerë pritet të prangosen, por Shqip që drejtohet nga Habilaj vijon propagandën./E.S-CNA.al

Dokumenti-Si dhe sa është paguar Endrit Habilaj i Top Channel dhe Gazetës Shqip nga inceneratorët/ Zbulohen faturat me shuma të majme

Dokumenti-Si dhe sa është paguar Endrit Habilaj i Top Channel dhe Gazetës Shqip nga inceneratorët/ Zbulohen faturat me shuma të majme

Lajmet e fundit nga