
“Rama do e ndjekë ndeshjen nga Surreli”/ Nikollë Lesi: Gaz Bardhi nesër do veshë mbathje çeliku pasi demokratët nga Mamurrasi e kanë shumë qejf
Gazetari Nikollë Lesi, ka komentuar zhvillimet e fundit poli...
Kreu i grupimit ?Dhjetor 90?, Bislim Ahmetaj i është drejtuar me një letër Lulzim Bashës, ku i kërkon që të hapë dyert e PD dhe të ulet në bisedime.
?Jam i bindur që asnjë demokrat apo demokrate nuk do ta dëshironte këtë situatë sa absurde, aq edhe groteske, por mbi të gjitha dramatike dhe tragjike për fatin e qindra mijera anëtarëve dhe mbështetësve të familjes së tyre politike që shëmbi diktaturën komuniste dhe ndërmori reforma të jashtëzakonshme për ndërtimin e shtetit demokratik?, shkruan Ahmetaj.
Më tej Ahmetaj është ndalur tek humbjet që kanë pësuar demokratët në këto 8 vite dhe apelon Bashën që të japë dorëheqjen se nuk është fundi i botës.
?Është po kaq e vërtetë që përgjatë këtyre gati 9 viteve të drejtimin të PD-s nga ju, demokratët edhe pse janë cfilitur në përkushtim dhe sakrifica nuk kanë njohur asnjë fitore.
Vendi ka shkuar keq e më keq dhe nga kriza në krizë.
Kjo sigurisht që tek anëtarët dhe mbështetësit e opozitës ka shkaktuar zhgënjime të mëdha, por ky nuk do të thotë që është fundi i botës as për ju , as për demokratët ndaj gjej fuqi dhe jep dorëheqje?, shkruan Ahmetaj.
Letrën, Ahmetaj e mbyll duke ripërsëritur thirrjen për bisedime me grupin për rithemelimin e PD-së.
?Ulu në bisedime me Grupin për Rithemelimin e PD-s, ulu siç je ulur me Edi Ramën, siç je ulur me Ilir Metën, siç je ulur me aleatët e tu.
Siç je ulur me ndërkombëtarët.
Por ama ulu me qëllimin e mirë që Partia Demokratike ta rimarrë rolin e vërtetë të opozitës.
Që PDSH të frymëzojë dhe të shndërrohet në parti fituese të zgjedhjeve dhe jo më si bisht i mazhorancës socialiste.
Kjo sjellje do të tregonte që nuk je peng i askujt, kjo sjellje do të tregonte që mund të vazhdosh të kontribosh në politik, ndoshta jo si kryetar, por për aq sa mund ta rifitosh besimin e demokratëve?, shkruan ndër të tjera Ahmetaj.
Letra e plotë:
Partia Demokratike siç po e përjetoni edhe ju po kalon një situatë të jashtëzakonshme, të paparë ndonjëherrë në historinë e egzistencës së saj 31 vjecare.
Jam i bindur që asnjë demokrat apo demokrate nuk do ta dëshironte këtë situatë sa absurde, aq edhe groteske, por mbi të gjitha dramatike dhe tragjike për fatin e qindra mijera anëtarëve dhe mbështetësve të familjes së tyre politike që shëmbi diktaturën komuniste dhe ndërmori reforma të jashtëzakonshme për ndërtimin e shtetit demokratik.
Ndër vite jemi përballur me sfida dhe situata të rënda sic ka qënë ajo e vitit 1997, kur falangat e komunizmit rrëzuan rendin kushtetues me armë, por megjithatë kemi qënë më të bashkuar dhe më me besim tek forca jonë politike.
Na është vrarë në prag të derës së Selisë së PDSH, Prijësi i Lëvizjes Studentore, Kryetari i parë i PDSH, i ndritshmi Azem Hajdari dhe kemi mundur ta sfidojmë dhimbjen dhe të ringrihemi për tu shndërruar në parti qeverisëse me rezultate historike pjesë e së cilës keni qënë edhe ju.
Është po kaq e vërtetë që përgjatë këtyre gati 9 viteve të drejtimin të PD-s nga ju, demokratët edhe pse janë cfilitur në përkushtim dhe sakrifica nuk kanë njohur asnjë fitore.
Vendi ka shkuar keq e më keq dhe nga kriza në krizë.
Kjo sigurisht që tek anëtarët dhe mbështetësit e opozitës ka shkaktuar zhgënjime të mëdha, por ky nuk do të thotë që është fundi i botës as për ju , as për demokratët ndaj gjej fuqi dhe jep dorëheqje.
Është pikërisht koha që të tregosh që je udhëheqës i stilit liberal perendimor.
Të jesh kryetar i opozitës dhe të pretendosh të bëhesh Kryeministër i vendit nuk është aspiratë e ndaluar në një vend demokratik, por në këto rrethana kjo ambicje e juaja duket një iluzion në sirtarë, sepse jeni ju vet që e keni shuar dhe djegur këtë ëndërr tuajën dhe të demokratëve përkohësisht.
Por e përseris s?është fundi i botës as për jua as për Partinë Demokratike, as për Shqipërinë.
Ndaj si një prej drejtuesve kryesor të lëvizjes studentore, themelues i pluralizmit politik po të drejtohem me zemër në dorë, me sinqeritetin e një njëriu që është krijuar për të kontribuar dhe jo për të përfituar të ftoj që qysh sot dhe jo nesër ti ndërmarrësh disa hapa krejt të mundshëm:
Së pari: Çeli dyert e Partisë Demokratike, jo vetëm kryesoren, por që të tria.
Së dyti: Hiqi bravat nga dyert e zyrave që ju përkasin kundërshtarëve tuaj të përkohshmë në parti.
Dhe së treti: Ulu në bisedime me Grupin për Rithemelimin e PD-s, ulu siç je ulur me Edi Ramën, siç je ulur me Ilir Metën, siç je ulur me aleatët e tu.
Siç je ulur me ndërkombëtarët.
Por ama ulu me qëllimin e mirë që Partia Demokratike ta rimarrë rolin e vërtetë të opozitës.
Që PDSH të frymëzojë dhe të shndërrohet në parti fituese të zgjedhjeve dhe jo më si bisht i mazhorancës socialiste.
Kjo sjellje do të tregonte që nuk je peng i askujt, kjo sjellje do të tregonte që mund të vazhdosh të kontribosh në politik, ndoshta jo si kryetar, por për aq sa mund ta rifitosh besimin e demokratëve.
Kjo sjellje do të justifikonte formimin tuaj të pretenduar si perëndimor.
Kjo sjellje do t’ju rifarmatonte ju, por edhe politikën shqiptare për një fillim të ri.
Kjo sjellje do të tregonte se je njeri dhe për pasoj edhe mund të gabosh por njeriu normal reflekton dhe di të kërkoj falje.
Në qoftë se nuk i ndërmerr këta hapa sonte , apo përgjatë natës do ta bësh vetën përgjegjës për gjithçka do të ketë gjasa të ndodhë nesër në shtëpinë e demokratëve.
Jo vetëm përgjegjës moral por edhe penal.
Mos guxo ta përsëritësh përvojën tënde të 21 Janarit të 2011-ës si Ministër i Brendshëm, sepse jo vetëm do të përfundosh para drejtësisë por historia do të shënjoj si Luli i Zi i Shekullit të XXI-të./CNA.al
Gazetari Nikollë Lesi, ka komentuar zhvillimet e fundit poli...
Ish kryeministri Sali Berisha, në një dalje për mediat ditën...
Gazment Bardhi ka tentuar sërish sot të mohojë skandalin e b...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se nesër dyer...
Ish kryeministri Sali Berisha ka shuar zërat për dhunë në p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se nesër do t...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë ...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat pa...
Ish kryeministri Sali Berisha ashtu siç kishte njoftuar më h...
EDS, European Democrat Students, Organizata Studentore e EPP...
Pas anëtarëve të Komisionit për Rithemelimin e PD, as gratë ...
Avokati Spartak Ngjela, ndërsa ka komentuar situatën në PD m...
Sekretari i Përgjithshëm i Forumit Rinor të PD-së, Grigels M...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me lajmin...
RENEA ka zhvilluar kontrolle të befasishme në disa qytete me...
Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD kanë mbërritur s...
Gazeta “Shqip” e Vjollca Hoxhës nuk e ndal propagandën për ...
Anëtarë të Komisionit për Rithemelimin e PD do të jenë edhe ...
Nga Bujar NISHANIPartia Demokratike e Shqipërisë u themelua ...
Partitë Popullore Europiane kanë reaguar në lidhje me situat...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar problematikën e p...
Një pensionist nga Vlora ka rënë pre e një mashtrimi n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar...
Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emi...
Gledis Nano mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm të...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkakrkuar nga d...
Astrit Halilaj, prokurori i Lezhës, do të përballet ne...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, po hetohet ng...
Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor, Tamarë-Ve...
Shpallet në kërkim punonjësi i policisë N/komisar me i...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier në vendin e qua...
Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në...
Edhe për ditën e nesërme, vendi do të mbetet në ndikim...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesat...
Pastori Akil Pano thotë se është pro jetës, duke iu re...
Fatmir Vejsiu, specialist arsimi ka folur për probleme...
Policia në Maqedoninë e Veriut njoftoi se dy emigrantë...
Të mërkurën inteligjenca ukrainase bëri të ditur se 14...
Kushërira e Vladimir Putinit dhe njeriu i dytë më i pa...
Personel ndihmës i huaj, veçanërisht punonjës nga Turq...
Kujtohet themeluesi i arkeologjisë dhe muzeologjisë s...
Viti 2021 tregon që kultura nisi të merrte jetë sërish...
Në një intervistë, kompozitori i mirënjohur Limos Dizd...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Dollari amerikan ka pësuar rritje në tregun valutor. ...
Në Shqipëri, korrupsioni cilësohet nga qytetarët si kë...
Më shumë se gjysma e shumës së planifikuar për luftimin e ...
Në tregun valutor, dollari amerikan ka pësuar një ulje...