Berisha: Edhe vetë Lul Brava e di që nesër do të largohet

7 Janar 2022, 13:02, Politikë CNA
Berisha: Edhe vetë Lul Brava e di që nesër do të largohet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se nesër dyert e selisë së PD, do të hapen pa asnjë diskutim.

Në një deklaratë për mediat para selisë së PD, Berisha tha se edhe vetë ?Lul Brava?, sikurse i referohet ai Lulzim Bashës, e di që nesër do të largohet.

?Nuk ka asnjë diskutim që dyert do të hapen. Në mënyrë më të vendosur selia do të ju kthehet demokratëve. Nuk ka blind apo beton që mund të pengojë demokratët shqiptarë si njerëz të lirë, të rikthejnë këtë ndërtesë nga burg që e ka shndërruar Edi Rama me pengun e tij Basha. Çdo blind që ndodhet në këtë ndërtesë do të ngarkohet në një kamion dhe do ti dërgohet pranë shtëpisë Lulzim Bravës që ti përdorë për çfarë të dojë. Edhe vetë Lul Brava e do që nesër do të largohet.?-tha Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga