LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bardhi mohon skandalin në PD/ Kërkon të gënjejë publikisht

7 Janar 2022, 13:53, Politikë CNA
Bardhi mohon skandalin në PD/ Kërkon të gënjejë

Gazment Bardhi ka tentuar sërish sot të mohojë skandalin e blindimit të dyerve të selisë së PD.

Ai tëntoi të gënjejë publikisht, duke thënë se nuk ka dyer të blinduara, ndërsa hodhi akuza të forta ndaj Berishës.

“Mbështetësit e tij kanë folur për gjakderdhje. Cili është qëllimi i Berishës që demokratët të përplasen me demokratët? Demokratët nuk do të përplasen për interesat e Berishës.  Në selinë e PD po kryhen punime nga më të ndryshmet. Nën përgjegjësin që na kanë ngarkuar demokratë, është detyra jonë për të shmangur çdo mundësi përplasje mes demokratëve. Meqë Berisha ka humbur arsyen dhe bën thirrje për gjakderdhje në selinë e PD, ne nuk mund ta lejojmë këtë shoë. Berisha ka vendosur t’i bëjë dhuratë Ramës duke përplasur demokratë për hallin e tij personal. Nuk ka asnjë derë të blinduar të asnjë zyre në PD. Çdo zyrë e selisë së PD ka të njëjtat dyer e dritare si gjithmonë. E vetmja erë e veshur me hekur është ajo ku ndodhen panel e energjisë së selisë së PD”, tha Bardhi. /CNA.al

Lajmet e fundit nga