
“I kërkoj falje Borës”/ Beatrix flet për raportin me Donaldin: Nuk duhet të isha hedhur aq lehtë
Beatrix Ramosaj ka folur për raportin e saj me Donald Veshaj...
Metastazat mbeten shkaku kryesor i vdekjes së pacientëve me kancer dhe acidi palmitik që gjendet në vajin e palmës rrit gjasat për formimin e metastazave.
Dyshimi duket se është konfirmuar: Studiuesit e Institutit për Kërkime Biomjekësore në Barcelonë (Institute for Research in Biomedizine – IRB) arritën të dëshmojnë se një molekulë yndyre në vajin e palmës, e quajtur acidi palmitik, ndryshon gjenomën e kancerit dhe rrit gjasat që kanceri të përhapet.
Metastazat e kancerit mbeten shkaku kryesor i vdekjes së pacientëve me kancer, sepse deri tani shumica e pacientëve me kancer metastatik vetëm mund të trajtohen, por jo të shërohen. Vlerësohet se metastazat janë përgjegjëse për 90% të të gjitha vdekjeve nga kanceri ? rreth 9 milionë vdekje në vit në mbarë botën.
Sipas rezultateve të publikuara tani në revistën Nature, acidi palmitik në vajin e palmës nxit tek minjtë metastazat në kancerin e gojës dhe melanomën e kancerit të lëkurës. Acidet e tjera yndyrore si acidi oleik (i bollshëm në vajin e ullirit) dhe acidi linoleik (në farat e lirit) nuk treguan këtë efekt.
Shënues ?memorie” që ndryshojnë qelizat
Autorët kanë identifikuar edhe disa shënues “memorie”, që mbeten në qelizat e tumorit. Ato modifikojnë qelizat në mënyrë të tillë, që edhe muaj pas ekspozimit ndaj acidit palmitik të ruajnë aftësi më të madhe për të metastazuar.
Por jo vetëm acidi palmitik në vajin e palmës duket se nxit përhapjen e kancerit. Studiuesit nga Barcelona zbuluan që në vitin 2016, se qelizat tumorale metastazuese janë të pajisura me një receptor të ndjeshëm ndaj yndyrës.
Proteina CD36 furnizon qelizat e kancerit me ushqimin, që u nevojitet për të mbijetuar, shumë larg tumorit të vërtetë. Ky efekt i CD36 tashmë është provuar për kancerin e vezoreve, fshikëzës dhe mushkërive.
Sipas dr. Helen Rippon, drejtore ekzekutive e Worldwide Cancer Research, rezultatet e fundit të studimit në Barcelonë janë “një zbulim i madh për të kuptuar raportin midis dietës dhe kancerit, dhe për më tepër për ta përdorur këtë dije për zhvillimin e kurave të reja për kancerin”.
Me perspektivën e një terapie të mundshme, Profesor Salvador Aznar-Benitah, drejtues i lartë i grupit në IRB Barcelona dhe autori kryesor i studimit, thotë se “është shumë herët për të përcaktuar se çfarë ushqimi mund të hanë pacientët me kancer metastatik për të ngadalësuar procesin e metastatizimit. Bazuar në rezultatet tona mund të mendohet se një dietë e varfër në acid palmitik mund të ngadalësojë procesin e metastatizmit, por nevojiten më shumë kërkime.”
Dyshohet prej kohësh se vaji i palmës është i përfshirë në zhvillimin e diabetit, sëmundjeve vaskulare dhe kancerit, në radhë të parë për shkak të përqindjes së lartë të acideve yndyrore të ngopura. Përveç kësaj substanca kancerogjene mund të lindin gjatë përpunimit të tij industrial. Nëse vaji i palmës nxehet shumë, formohen estere të acideve yndyrore 3-MCPD dhe estere të acideve yndyrore glicidol, të cilët Instituti gjerman për Vlerësimin e Rrezikut (BfR) i klasifikon si kancerogjenë.
Por vaji i palmës gjendet akoma në çipsa, çokollata dhe bonbone, në biskota, në margarinë, në ushqimet për fëmijë dhe ushqimet e gatshme. Ai gjendet edhe në detergjentë dhe kozmetikë, në sapunë dhe qirinj. Sepse vaji i palmës është shumë më i lirë se vaji i lulediellit.
Por kush dëshiron të heqë dorë nga vaji i palmës, mund të gjejë me lehtësi produkte alternative pa vaj palme. Nga kjo përfiton jo vetëm shëndeti, por edhe mjedisi, sepse për të krijuar plantacionet e vajit të palmës shpesh shkatërrohen pyjet tropikale apo habitate të tjera, që duhen mbrojtur./ DW
Beatrix Ramosaj ka folur për raportin e saj me Donald Veshaj...
Gjatë spektaklit të Big Brother, Donald Veshaj përmes një vi...
Sonte në spektaklin e Big Brother Vip, Donald Veshaj ka treg...
Modelja e njohur Angela Martini ka ndarë me të gjithë ndjekë...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se Shqipëria do të dërgojë...
Big Brother Vip është kthyer në një nga realityshowt më të n...
Akullorja është shumë më e ëmbël kur është e ftohtë, ndërsa ...
Kejvina Kthella është një nga modelet më të përfolura dhe më...
Raporti Donald-Beatrix është tej mase i komentuar në rrjetet...
Sonte një prej banorëve do të lërë shtëpinë e Big Brother Vi...
Gjatë mbrëmjes së djeshme, Antonela, gjatë një bisede me Don...
Varianti Omicron ka të paktën 2.4 herë më shumë gjasa të rii...
Trekëndëshi i formuar mes Beatrix-Donaldit dhe Borës është k...
Varianti “Omicron” mund të prekë edhe të vaksinuarit, tha CE...
Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar është ngja...
Afrimiteti me Beatrix dhe Donaldit është komentuar pafund, s...
Beatrix Ramosaj është kthyer në emrin më të përfolur të mome...
Olti Curri me anën e një postimi në Instastory ka ironizuar ...
Pas vrasjes së kineastes Halyna Hutchins, në setin e filmit ...
Një nxënëse në një shkollë në Kamëz është gjobitur nga...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte rastin e Mirela...
Në redaksinë e Fiks Fare u ankua Sokol Aliaj nga Fieri...
Denoncimi i radhës në “Stop” është për shkollën e mesm...
Helidon Bendo që prej rreth pesë vitesh drejton Shërbi...
Prokurori i Durrësit, Arben Sharra, përballet nesër me...
Me 21 mars 2022, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga ...
Kuvendi i Shqipërisë votoi me 4 qershor Bajram Bega...
Garda Civile spanjolle ka çmontuar një bandë të trafikut t...
Policia shqiptare ka vënë në pranga një 32-vjeçar shqi...
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “SPA”, dhe ...
Policia ka vënë në pranga shtetasin F.D, 41 vjeç, pasi ka ...
Publikohen notat e provimi të maturës, të lëndës gjuhë...
Vendi këtë fundjavë do të ketë ndikim të masave të qën...
Vendi ynë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në o...
Ditën e sotme priten reshje, në përgjithësi të dobëta,...
Shërbimi sekret ukrainas i SBU njoftoi sot se ka shkat...
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky është shpreh...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola...
Mediat italiane thanë se dy të rinj, burrë e grua, me ...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Regjisorja e njohur nga Kosova, Vjosa Berisha, ka humb...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta regjisorja e njohur...
Luan Rama ka publikuar në një postim në faqen e tij në rrj...
Të gjithë shtetasit shqiptarë dhe kompanitë që operojn...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, i është rikthyer sër...
Euro blihet me 119.1 Lekë dhe shitet me 119.7 Lekë. P...
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Ç...